E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve, opozita nuk voton kodin penal

Deputetët e opozitës nuk kanë votuar ndryshimet në Kodin Penal, në Komisionin e Ligjeve. Mbledhja është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozitës, ku kjo e fundit ka kushtëzuar votën e saj pro Kodit me një amendim për dënimin me burg ndaj falsifikatorëve të të dhënave zyrtare.
 

Deputetët socialistë kanë propozuar dënimin me 2 deri në 10 vjet burg për këdo që falsifikon të dhënat ose statistikat zyrtare, duke e argmentuar këtë me shmangien e situatës në të cilën u gjend Greqia.

Por maxhoranca e ka kundërshtuar këtë propozim, duke deklaruar se në çdo moment një situatë e tillë mbikqyret nga institucionet ndërkombëtare. Pas debateve në lidhje me këtë propozim, opozita ka votuar kundër ndryshimve në Kodin Penal.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›