Berisha harron Nënë Terezën
Sot shënohet 101 vjetori i lindjes së një prej njerëzve me origjinë shqiptare, më të famshëm dhe më të dashur në botë, Nënë Terezës.
Por, ndërsa në Indi dhe në Maqedoni, vendin e saj të lindjes, janë mbajtur ceremony përkujtimore, në Shqipëri nuk është kujatuar askush për këtë vjetor.
Madje, as kryeministri Berisha, që nuk i shpëtojnë raste të tilla pa përdorur.
Mjafton të kujtojmë 100-vjetorin e Nënë Terezës, që u mbajt vitin e kaluar, kur Berisha jo vetëm që e kremtoi për muaj me radhë, por na vendosi dhe një tabelë në qendër të Tiranës, ku shpallte se viti 2010 i kushtohej Nënë Terezës, por që në fakt, për nga përmasat e emrave në tabelë, dukej sikur ishte viti i Berishës.
