Berisha harron krizën, fundjavë familjare në Dajt
TIRANË- Pavaresisht krizës politike në vend, kryeministri Berisha ka gjetur pak kohë në këtë fundjavë për të bërë edhe rolin e gjyshit me mbesat e tij. I shoqëruar nga dy mbesat, kreu i qeverisë është filmuar nga kamerat, të shëtise në Malin e Dajtit dhe të luajë me 2 vajzat e Argitës, vajzës së tij. Nuk është e hera e parë kur kryeministri Berisha ndan me publikun momente nga jeta e tij familjare, kur verën e kaluar, pak kohë pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe në kulmin e debatit për rezultatin e këtyre zgjedhjeve ai u pa të notonte në bregdetin jonian, plot 123 minuta duke thyer kështu rekordin e tij personal.(m.a/News24/BalkanWeb)