Zbulohet një furrë pjekje e kohës së Ali Pashë Tepelenës
GJIROKASTER- Një furrë pjekje ka qënë zbulimi më i fundit në ambientet e brendshme të kalasë së Gjirokastrës. Zbulimi ka qënë krejt i rastësishëm, por nga vlera që ka, mbetet me rëndësi duke iu bashkëngjitur tërësisë së muzeut “Kronikë në Gur”, i cili pritet të jetë gati pas dy muajsh. Mendohet se kjo furrë i përket periudhës së Ali Pashë Tepelenës.Sipas Drejtorit të monumenteve të kulturës në Gjirokastër, falë një projekti, pritet që vitin e ardhëm të kryhen ekspedita të tjera në kala, me qëllim zbulime të reja.Punimet për ngritjen e muzeut kanë përfshirë kthimin në identitet të ambienteve që deri tani kanë shërbyer për Galerinë e Arteve. Riparimi i harqeve të galerisë, rregullimi i mureve, largimi i shtresës së betonit, shtrimi i sheshit me pllaka guri të zi dhe vendosja e dritareve me xhama të dyfishtë janë disa nga punimet që do të realizohen në fazën e parë të këtij projekti.(m.a/News24/BalkanWeb)