Berisha heq jelekun (jo atë antiplumb) dhe deklaron: Kam lindur me këmishë
Kryeministri Sali Berisha ka filluar që të dalë me këmishë. Në fakt është një këmishë e gjerë, ku nuk është vështirë që të dallosh se ka poshtë antiplumbin.
Duke qenë së kjo punë e gjyshit me antiplumb i rëndon shumë, ai ka deklaruar në një takim elektoral në Manzë se Rama është me fiksime.
Gjatë gjithë fushatës, në çdo takim nuk harron të servirë këmishën, xhaketën apo jelekun tim si antiplumb. Një demokrat më çoi një SMS dhe me tha ai beson se ke lindur me këmishë. E ka fiksim, nuk kemi çti bëjmë. Tani u qan hallin nipërve dhe mbesave të mija se nuk ka kush të kujdeset për ta, ka fiksime, le tia lëmë ato, tha kryeministri.
Kryeministri Berisha ka sulmuar programin e PS-së dhe ka akuzuar Ramën për paaftësi.
Ky nuk merr vesh absolutisht se çështë fshati, tregu. Ky i doli një ditë një lopë përpara autobusit mavi dhe u tmerrua, kjo sështë rrugë, tha. Dhe shkoi e u tha qytetarëve ja rrugët e Saliut, të del lopa. Po të del lopa se kështu jemi ne, kemi dhe veturën, dhe lopën. Ecim përpara ne. Sot kur gjithë bota po i ul taksat për të dalë nga kriza, ky do zëvendësimin e taksave të ulëta me taksën që për herë të parë në Shqipëri e vendosi dajo i tij, Spiro Koleka. Taksa që ne kemi vendosur është më e drejta, më e ndershme që ka ekzistuar në shekuj dhe mijëvjeçarë, u shpreh Berisha.
Rruga jonë është një rrugë e ndershme e bazuar në projekte zhvillimi. Këto vite është investuar nga 10 deri në 22 hëre më shumë se në kohën e qeverisjes socialiste. Ne po ecim drejt integrimit europian dhe përpara nesh tani hapet një treg i madh në të cilin konkurrenca është shumë e madhe. Prandaj ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar fermerët që të ecin sa më përpara në tregun e madh europian. Në 4 vitet e ardhshme ne do të rimbursojmë me para në dorë TVSH e makinerive, inputeve, plehrave dhe kimikateve, dhe të çdo gjëje tjetër që do të blini për rritjen e prodhimit në fermat tuaja. Do të kompensojmë me para në dorë akcizën e naftës që do të shpenzoni për të punuar tokë e fermave tuaja./ep