E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Topi: Eduard Selami, një zvarranik që po përdoret nga Berisha (VIDEO)

07-06 - Njesia 2 - IMG (27)Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka sulmuar ashpër Eduard Selamin, pas deklaratave të këtij të fundit se partia e ish-presidentit nuk mund të përfaqësojë të djathtën. Sipas Topi, Selami mendohej si një figurë dinjitoze, por në fakt është kthyer në një zvarranik që përdoret nga Berisha.

Kam dëgjuar që partia në pushtet dhe kryeministri ka hedhur për të bërë politikë disa individë që ose kanë humbur kontaktin prej 20 vitesh me realitetin, ose po përdorin si viruse, kolona të pesta për të çoroditur mendjen e njerëzve. I them këtij individi pa dinjitet, që u mendua të ishte figurë dinjitoze, po përfundoi si zvarranik që vjen pas 20 vitesh, duke iu thënë njerëzve që FRD nuk përfaqëson të djathtën, po i them se ju jeni duke bërë fushate sot për Lufter Xhuvelin, Islamin dhe të tjerë. Sa poshtë jeni, e nisët më të përndjekurit dhe e përfunduat në një politikë mjerane, të xhaketave të kthyera të njerëzve pa personalitet, tha Topi.

Deklarata e kreut të FRD-së është bërë tek zona e ish-kinema 17 Nëntorit, ku nënvizoi plagën e madhe të kësaj zone, që është papunësia.

Vij sot këtu në lagjen time të vjetër, shtëpia ime e vjetër që ende ekziston si një njollë jeshile është jo më larg se 100 metra. Kam ardhur për të takuar miqtë e mi të vjetër, këto ditë me mision tjetër se jemi në fushatë. Dua ti transmetoj programin politik. Këtu u ndesha me një pamje të pakontestueshme, është ditë e premte dhe duket si pushim, tregon se populli shqiptar në mazhorancë është i papunë. Këto janë parullat false do punësojmë 300 mijë persona, kur rinia kalon kohën nëpër kafene në kohë në duhet të ishte në punë. Është faji i kësaj politike që mendon vetëm për komoditetin e një grupi të caktuar njerëzish, vijoi Topi.

Sot flasin për Tiranën ata që e kanë sakatuar pronën tiranase, ata që kanë shkatërruar biznesin tiranas dhe ata që e kanë lënë Tiranën pa identitet.

Topi foli gjithashtu edhe për fushatën zgjedhore dhe çështjen e votës, duke kërkuar pjesëmarrje masive në zgjedhje.
Ne sot po shohim se si njerëz pijanecë, që herë pajtohen dhe herë zihen me pushtetin vijnë e kërkojnë votën duke harruar gjithçka. Tiranasit kanë një rreth familjar, shoqëror dhe miqësor të madh dhe unë ju kërkoj të përcillni këtë mesazh: Dilni dhe votoni masivisht. Vendosni për të ardhmen e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, u tha Topi banorëve të njësisë nr 2 të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›