E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha heziton të sulmojë Leskajn, frikë se ia voton grupi

Share

Kryeministri Berisha hezitoi sot të sulmonte kandidaturën e Bujar Leskaj për kreun e KLSH-së. Edhe pse u pyet drejtpërdrejt nga gazetarët për dekretin e Topit, ai shmangu përgjigjen.

Burime afër Berishës thonë se kryeministri heziton ta sulmojë, pasi ka frikë se humbet betejën brenda grupit. Moskundërshtimi i tij menjëherë ka bërë që grupi të ndahet dhe t’i japë mbështetje Leskajt.

Ndër mbështetësit e Leskaj është kryetari i grupit parlamentar, Astrit Patozi dhe disa deputetë të Vlorës.  Grupi i Topallit brenda PD-së i ka dhënë atij mbështetje, ndërkohë që akoma janë hezitues disa deputetë afër Bashës. Por, prurjet e reja të grave në PD, si Bulku, Doda apo Vokshi, janë qartazi pro tij.

Dje në mesditë Leskaj u shfaq në mjediset e Bllokut në Tiranë, afër Kuvendit, nën shoqërinë e Agron Kuliçit, nëndrejtor i përgjithshëm i policisë, për të demonstruar mbështetjen e Berishës për të. LSI po ashtu ka garantuar votat për shkak të ndërhyrjes së Fahri Balliut.

Grupi i kundërshtarëve të tij, Frangaj, Mane, Fevziu, duket se janë të dobët në këtë rast dhe nuk do të reagojnë. Edhe disa deputetë të PS-së ka gjasa të votojnë pro tij, nëse Topalli bën lojën e votimit të fshehtë si në rastin guvernatorit Fullani. Ky eshte rasti i pare qe Berisha demonstron pasiguri nga mbeshtetesit e vet, por qe mund ta kompensoje duke i thirrur ata ne zyre koke me koke.

Kalimi i dekretit shikohet me shume si nje loje force mes Berishes  dhe Topit, se sa nje vleresim per kandidatin.

Leskaj eshte nje figure ambicioze. Qysh ne rini ai ka kandiduar per here te pare si kandidat i Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise ne vitin 1991, me pas ka punuar doganier dhe ne vitin 2001 eshte afruar prane PD-se tek sektori i financimit te fushates. Ne vitin 2005, kandidoi dhe fitoi ne Vlore dhe deri ne vitin 2007 ka qene dhe Minister i Turizmit dhe Kultures. Pasi u shkarkua u afrua ndjeshem me Topin, por para zgjedhjeve te vitit 2009 u afrua prape me Berishen, i cili e rifuti ne listen e Vlores, por jo si pretendent. Ky eshte rasti kur Berisha dhe Topi ose do ta shperblejne te dy per sherbimet ndaj tyre, ose do ta djegin te dy per tradhtite e vogla qe u ka bere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›