Berisha, homazhe per Adem Jasharin dhe Rugoven
Nje nderim te vecante gjate vizites se tij te pare pas pavaresise ne Kosove, kryeministri Berisha i beri edhe kontribuuesve te rendesishem, per pavaresine e ketij shteti, te cilet nuk jetojne me, Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova. Ne fillim Berisha zhvilloi homazhe dhe nderime ne varrin e ish-Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova. Me pas, beri nje vizite edhe ne familjen Rugova, ku u takua me bashkeshorten dhe femijet e tij. Pas kesaj vizite, Berisha theksoi se ndihmesa e Rugoves, ne pavaresine e Kosoves ka qene e pacmueshme. "Pas lufte udhehoqi Kosoven gjer ne prag te pavaresise, duke u shnderruar ne shtyllen kryesore te besimit te shqiptareve dhe te komunitetit nderkombetar per Kosoven e lire te pavarur dhe multietnike", deklaroi Berisha. Sipas tij, Ibrahim Rugova ka frymezuar dhe do te frymezoje shqiptaret, ne te gjitha perpjekjet e tyre per zhvillimin, integrimin dhe te ardhmen qe meritojne. Dje Berisha zhvilloi nje vizite edhe ne Prekaz, ku beri homazhe ne varrin e deshmorit dhe heroit legjendar te luftes clirimtare te Kosoves, Adem Jasharit. Berisha i shoqeruar nga Hashim Thaci, u prit me entuziazem te jashtezakonshem, mes duartrokitjeve, pershendetjeve, emocioneve, loteve te atyre qe kishin dale per ta pritur ne kete vizite te pare, ne Kosoven e pavarur. "Adem Jashari, familja e tij, perben "kuroren" e perjetshme te kesaj sakrifice ne historine e lufterave dhe perpjekjeve tona, te cilat kane qene te panumerta e te vazhdueshme. Asnje njeri nuk sakrifikoi per vendin, per dinjitetin, per kombin sa heroi, tribuni legjendar Adem Jashari, i cili ra per te fituar pavdekesine me te gjithe familjen e tij dhe e shnderroi Prekazin per dite te tera, ne nje Kruje te vertete", vleresoi Berisha. Me pas, kryeministri Berisha iu drejtua shtepise se Adem Jasharit dhe u takua me familjare te tij, te cileve iu shprehu mirenjohjen dhe nderimin per sakrificen sublime te kesaj familjeje.