E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Eshte keqkuptim qendrimi i ministrit Lavrov

Fatjona Mejdini

Ministri i Jashtem i Rusise, Sergei Lavrov eshte keqkuptuar ne lidhje me deklaratat e mija per nevojen e bashkimit te shqiptareve kudo qe jetojne. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje nga Prishtina, kryeministri Berisha, ne lidhje me deklaraten e kreut te diplomacise ruse, Lavrov, ku shprehej shqetesimi i Rusise ne lidhje me deklaratat e Berishes ne Kosove dhe kerkohet nje qendrim i prere i NATO-s dhe BE-se, per kete deklarata te kryeministrit shqiptar. "Eshte per te ardhur keq. Ministri Lavrov ka deklaruar dhe ka thene, ato qe une nuk kam thene. Une nuk besoj se ka deshiruar te thote ato qe une kam thene. Shpresoj te jete nje veshtiresi qe vjen nga veshtiresia e lindur qe ruset kane per te perkthyer nga shqipja ne rusisht", deklaroi Berisha ne lidhje me deklaratat e ministrit te Jashtem te Rusise. Kjo deklarate e kryeministri erdhi ne konferencen per shtyp, qe kreu i qeverise dha per mediat, pas takimit qe zhvilloi ne Prishtine me komandantin e KFOR-it, Lieutenant Gjeneral Markus Bentler. Pas takimit me drejtuesin e larte te KFOR-it, Berisha deklaroi per mediat se Shqiperia, nuk do te merrte pjese me trupa ushtarake ne strukturat e vendosura ne Kosove, ndonese kjo e drejte i rridhte nga anetaresimi i saj ne NATO. "Sic dihet, KFOR-i po shkon drejt zvogelimit. Shqiperia eshte vend anetar i NATOS-s dhe Shqiperia nuk mund te jete pjesemarrese ne KFOR, por ne nuk kemi ndermend te marrim pjese, sepse qeverine e Kosoves po e ndihmojme ne dy drejtime te rendesishme", deklaroi Berisha, duke hedhur poshte mundesine e pjesemarrjes me trupa ushtarake ne Kosove. Kryeministri shqiptar e ka garantuar Gjeneralin Betler se Shqiperia eshte e vendosur qe te bashkepunoje ngushtesisht dhe t'i jape te gjithe mbeshtetjen, ketij misioni shume te rendesishem. Sipas Berishes, ai i ishte mirenjohes drejtuesit te KFOR-it per kontributin jashtezakonisht te rendesishem qe ky organizem, ka luajtur ne paqen dhe stabilitetin e Kosoves dhe rajon. Berisha theksoi se Kosova ishte nje nga vendet me te sigurta ne rajon dhe ne kete arritje, nje kontribut te jashtezakonshem kishte edhe KFOR.

Berisha-Feith: "BE, kontribut per reformat ne Kosove"

Ne kuader te vizites se tij te pare pas pavaresise ne Kosove, kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me drejtuesin e Grupit Drejtues Nderkombetar dhe perfaqesues i Bashkimit Evropian ne Prishtine, Pieter Feith. Gjate takimit, Berisha shprehu mirenjohjen e tij per punen qe Feith dhe grupi qe ai drejton po bejne ne Kosove, ne kuader te konsolidimit dhe forcimit te institucioneve te shtetit te ri. "Ju falenderoj per kontributin qe Kosova te ece perpara me reformat, ne te gjitha fushat dhe te njihet sa me shpejt pavaresia e saj, si dhe per ta pergatitur Kosoven per perspektiven e saj te integrimit ne NATO dhe BE", deklaroi Berisha. Kryeministri theksoi se nje kontribut te vecante per ndryshimet e jashtezakonshme qe kane ndodhur ne Kosove dhe nje rol special, kane edhe institucionet e Bashkimit Evropian si EULEX. Nga ana e tij, Feith theksoi se ishte shume e rendesishme per nje vend si Kosova, qe te marre mbeshtetjen e madhe te Shqiperise. Ne kete kontekst Feith falenderoi ne menyre te vecante Berishen dhe qeverine qe ai drejton.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›