Berisha homazhe tek busti i Azem Hajdarit

Kryeministri Sali Berisha bëri homazhe në bustin e Azem Hajdarit, në 13-vjetorin e vrasjes së tij.
"Azemi dhe shokët e tij u përballën me një guxim dhe trimeri, nëpër rrugët e Tiranë, me diktaturën më të egër në Europë dhe e gjunjëzuan atë", u shpreh Berisha.
Kryeministri theksoi se Azem Hajdari u shndërrua në flamurmbajtësin dhe maratonomakun e demokracisë shqiptare.
Selami: Azemi, tribun i demokracisë
Eduart Selami, ish-kryetar i Partisë Demokratike deklaroi pak kohë më parë në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel, theksoi se “rrëzimi i komunizmit është një nga momentet më të rëndësishme historike për Shqipërinë” dhe se është nder pjesëmarrja në të.
Selami u shpreh për fillesën e lëvizjes: “Unë jetoja në Qytetin Studenti, isha pedagog i ri dhe m'u duk serioze. Pati pedagogë që erdhën atje si Arben Pepa dhe mezi prisnim rastin që të ndaheshim nga komunizmi. Më vonë u bë një grupim, së bashku me Zef Brocin. Por, në atë kohë duhet të mendohej për të afërmit sepse frika ndaj diktaturës ekzistonte akoma.”
Kjo frikë çoi në ngurime për pjesëmarrjen në këtë lëvizje: “Po fillonte të ndihej fryma e lëvizjes nga Rënia e Murit të Berlinit, por sërish ekzistonte frika dhe ngurimi. Azem Hajdari ishte ai që më hoqi çdo lloj dyshimi, më dha shtytjen përfundimtare. Azemi ishte një tribun i demokracisë i cili nuk ka marrë meritat që i takojnë.”
Përsa i përket faktit se nga kjo lëvizje pati nga ata që “mbijetuan” në politikë dhe të tjerë jo, Selami u shpreh se “lëvizja ishte e hapur për këdo.”
“Azemi mbijetoi sepse kishte karizëm, ishte lider. Po ashtu edhe Berisha. Ato që nuk mbijetuan nuk kishin ç’ofronin më”, shtoi Selami.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Frattini e Lambrinidis: Angazhime për reforma
Takime në Tiranë, shoqërohen nga ambasadori Sequi
AK: Kundër bisedimeve të fshehta Tiranë-Athinë
Nis viti i ri shkollor
Bulqizë, rinisin protestat
EULEX: Nuk ka kthim prapa për veriun