Integrimi Frattini e Lambrinidis Pakt kombetar

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis deklaroi pas takimeve që zhvilloi bashkë me homologun italian Franco Frattini me krerë të politikës dhe drejtues të opozitës ne Tirane, se Shqipëria duhet të punojë fort në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
"Rruga e së ardhmes është e vështirë, kërkon përgatitje rigoroze, bashkepunim konstruktiv mes forcave politike, ndertim të konsensusit. Ne ju garantojmë se do te jemi ne anen tuaj ne keto reforma dhe do t'ju mbeshtesim ne te gjitha hapat per te arritur endrren tuaj dhe endrren tone", tha Lambrinidis.
Ministri grek theksoi se ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë bashkim kombëtar në rrugën e saj drejt Evropës.
Edhe ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini theksoi se Shqipëria ka Shqipëria ka nevojë të bëjë një pakt kombëtar për Europën dhe unë besoj se është e mundur. Ky pakt politik nuk do të diktohet prej nesh, por nga shqiptarët
Franco Frattini
Minister i Jashtem italian ende shumë rrugë për të bërë drejt Evropës.
"Shqipëria ka nevojë të bëjë një pakt kombëtar për Europën dhe unë besoj se është e mundur. Ky pakt politik nuk do të diktohet prej nesh, por nga shqiptarët. Nëse ndodh, sigurisht Shqipëria ka një shans vërtetë të rëndësishëm të jetë anëtare e Bashkimit Evropian", tha Frattini.
Angazhime për reforma
Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini dhe ai grek Stavros Lambrinidis kërkojnë rezultate konkrete pas situatës së re politike në Shqipëri, ndërsa theksojne se duhen agazhime për reformat nga të gjitha palët.
"Mbështesim integrimin e Shqipërisë", mësohet të kenë deklaruar kryediplomatët në takimin e tyre me homologun shqiptar Edmond Haxhinasto.
Nga ana e tij, ministri Haxhinasto ka theksuar se Shqipëria është e angazhuar plotësisht për axhendën integrimit ndërsa ka shtuar se vendi ynë ka bërë progres të gjithanshëm në rrugët drejt Bashkimit Europian.
Berisha: Vullnet për të përmbushur 12 prioritetet
Kryeministri Sali Berisha deklaron se projekti i integrimit evropian ka qenë, është dhe do të jetë, projekti më madhor për shqiptarët dhe e tërë puna e qeverisë dhe e institucioneve shqiptare është e fokusuar në realizimin e këtij projekti dhe në plotësimin e 12 prioriteteve të përcaktuara në Opinionin e Komisionit Evropian.
Kryeministri, në takimin me ministrin e Jashtëm të Italisë Franco Frattini dhe ministrin e Jashtëm të Greqisë zotin Stavros Lambrinidis, shprehu vullnetin e plotë të qeverisë dhe të mazhorancës së drejtuar prej tij për të bashkëpunuar me opozitën në përmbushjen me konsensus të të gjitha prioriteteve, si dhe për të votuar bashkërisht të gjitha ligjet apo vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Kryeministri, sipas njoftimit ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave, theksoi se bashkëpunimi dhe jo bllokimi, janë mënyra më e mirë për çuarjen përpara të interesave të vendit dhe integrimin e tij në BE. Ai mirëpriti kthimin e opozitës në Parlament, duke shprehur dëshirën që kjo të shënojë rikthimin e dialogut politik brenda këtij institucioni.
Integrimi
Frattini e Lambrinidis: Angazhime për reforma
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rama: Reformë urgjente parlamentare
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se reforma zgjedhore nuk mund të nise me ngritjen formale të Komisionit Zgjedhor.
Dhe yjet rrijne e veshtrojne
Mimi Kodheli - Shumëkush prej brezit tim apo më të mëdhenj se unë në moshë, kujtojnë pa vështirësi një vepër të novelistit skocez, Doktor Archibald Cronin të titulluar “Dhe yjet rrijnë e vështrojnë”. Edhe ata që nuk e kanë lexuar veprën, kanë pasur rastin ta shikojnë të realizuar si film serial në bardh e zi. Zgjimi i shpirtit
Eni Vasili - Një nga intervistat më interesante dhe takimet më të veçanta që kam pasur në vitet e mia të punës ishte ai i kësaj vere, me Tariq Ramadan. AK: Kundër bisedimeve të fshehta Tiranë-Athinë
Aleanca Kuqezi zhvilloi të hënën një protestë para Ministrisë së Jashtme duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit te Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis, disa ditë më parë rreth marrëveshjes për ujërat. “Statusi? Përgjegjëse qeveria”
Cështjet e integrimit përfshi krizën politike do të jenë në fokusin e vizitës në Tiranë të Ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini dhe të homologut grek, Stavros Lambrinidis.
Lajmet kryesore
Rama: Reformë urgjente parlamentare
"Të përgatitur për seancën e nesërme"
Nis viti i ri shkollor
Bulqizë, rinisin protestat
EULEX: Nuk ka kthim prapa për veriun