Berisha, i hapur per bashkepunim me PS Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, rikonfirmoi dje qendrimin e tij per te bashkepunuar me opoziten ne menyre transparente per cdo reforme. Ne kohen kur situata politike eshte me e nxehte se kurre, pas zgjedhjeve lokale te 8 majit, kreu i qeverise siguroi dje bashkeraportuesit e Komisionit te Monitorimit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, se ai eshte i gatshem per bashkepunim me opoziten si dhe per realizimin e reformes zgjedhore per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Rikonfirmoj vullnetin dhe vendosmerine e plote te qeverise shqiptare, per te bashkepunuar ne menyre teresisht te hapur e transparente me opoziten, per te adresuar te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme te vitit 2013, por dhe bashkepunim per reforma te tjera qe kerkojne shumice te cilesuar”, informoi kryeministri dy bashkeraportuesit, Senatorin cek Tomas Jirsa dhe deputetin moldav, Grigore Petrencote, te cilet ndodhen ne Shqiperi me nje mision faktmbledhes si situaten politike pas zgjedhjeve lokale te 8 majit ashtu edhe per zbatimin e 12 rekomandimeve te Komisionit Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat. Kreu i qeverise, u shprehu bashkeraportuesve mirenjohjen per bashkepunimin e shkelqyer qe Shqiperia ka ndertuar gjate kesaj periudhe me Asamblene Parlamentare dhe Keshillin e Evropes, si dhe i falenderoi ata per nje sere programesh te KE-se per Shqiperine, qe po japin nje kontribut te rendesishem ne shume fusha. Nga ana e tij, Senatori cek Tomas Jirsa, e falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte dhe miqesore, duke i rikonfirmuar atij vullnetin edhe te institucionit qe ata perfaqesojne, per vijimin dhe forcimin e bashkepunimit. Ne takim u vleresuan nje sere arritjesh te rendesishme ne fushen e infrastruktures ligjore dhe asaj teknike qe mundesojne zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Nder keto arritje, senatori cek Jirsa, vecoi regjistrin elektronik qendror te shtetasve, prej te cilit del me vone edhe lista e votuesve, duke theksuar se si rezultat i realizimit te ketij projekti te rendesishem, Shqiperia perfitoi edhe heqjen e vizave per qytetaret e saj, cka senatori cek e cilesoi si nje arritje madheshtore per vendin. Po diten e djeshme, bashkeraportuesit zhvilluan nje takim edhe me Kryetarin e LSI-se, Ilir Meta. “Vendimet e gjykatave jane te padiskutueshme. Qytetaret demonstruan vullnetin e tyre ne zgjedhjet e tete majit dhe deshmi e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte dhe rezultati i ngushte. Rezultati i ngushte eshte funksionim i plote i Kodit Zgjedhor”, u shpreh dje Meta, pas takimit me bashkeraportuesit. Ai pohoi se me ta u bisedua edhe per nje reformen e re zgjedhore, ndersa theksoi se se bashku me dy reporteret e KiE-se ndane mendimet per nje perfshirje ne kodin zgjedhor edhe te problemeve qe u krijuan gjate zgjedhjeve te ketij viti.