E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Te kufizohet mandati i kreut te PS

Deputeti Arben Malaj prezantoi dje nismen per modernizimin e parive politike. Ne nje takim me studente, Malaj ka bere publike platformen e tij, ku nje pjese kryesore e i kushtohet modernizimit te Partise Socialiste. Te pranishem ne takimin e zhvilluar kane qene ish-presidenti, Rexhep Meidani dhe deputeti socialist Kastriot Islami. Malaj ka theksuar se pjese e modernizmit eshte krijimi i nje strategjie te qarte per funksionin e forces politike dhe kufizimin e mandateve te te zgjedhurve ne parti. “Asnje i zgjedhur politik ne PS nuk duhet te kete me shume se nje mandat ne strukturat politike te PS. Mund te diskutojme per te vendosur kufizime ne mandatet drejtuese politike dhe qeverisese ne nivel vendor e qendror, kufizime ku i njejti individ nuk mund te kete me shume se dy mandate te njepasnjeshme, kryetar partie apo minister, kryeminister apo drejtues institucionesh kushtetuese”, tha ai. Ne fjalen e tij, nje vend kryesor ka zene roli i liderit dhe drejtimi i forumeve. Per kete qellim, Malaj ka kerkuar rregulla te qarta ku partia te mos perdoret per qellime individuale. “Partia Socialiste, duhet te kete Kushtetuten e saj, per parimet themelore dhe per rregullat. Madje disa nga gjerat themelore mundesisht edhe me shumice te cilesuar, per t’i mbrojtur ato nga keqperdorimi individual. PS-ja duhet te qartesoje vendimmarrjen per ceshtje te rendesishme politike, sidomos ne raport me institucionet kushtetuese te vendit”, tha ai. Pjese e platformes se Malajt eshte dhe vleresimi i historise se PS-se. “Copezimi i historise se PS, mohimi, mos perfshirja dhe mos mirenjohja ndaj cdo kontribuesi, qe nga anetari i thjeshte deri tek ish themeluesit e saj, eshte kohe e humbur dhe cenon parimet themelore te ndertimit e motivimit te anetaresise dhe publikut”, tha Malaj. Deputeti socialist ka theksuar dhe nje here rendesine qe ka pjesemarrja e partise me te madhe ne opozite ne Kuvend. Ai eshte shprehur se bojkoti i Kuvendit nuk rrit ndergjegjesimin e qytetareve. “Eshte e domosdoshme qe PS ne menyre institucionale t’i kthehet parlamentit. Ky eshte qendrimi qe kam mbajtur edhe ne Asamblene Kombetare te javes se shkuar. Vazhdoj te shpresoj qe jo vetem te kthehemi, por te ndahemi nga fakti qe sa here jemi te pakenaqur nga zhvillimit politike te vendit, ne vend qe te rrisim ndergjegjesimin qytetar dhe reagimin qytetar te bojkotojme institucionet e vendit”, tha Malaj. Idete e bere publike dje nga Malaj do te jene pjese e nje turi takimesh, qe deputeti me socialiste do te zhvilloje ne te gjithe vendin.

Qamill Xhani

Pikat kryesore te platformes se deputetit Malaj

-Menyra me direkte per te rritur cilesine e reformave dhe integrimit te vendit tone, te pakten deri tani, mbetet paqesisht modernizimimi i partive politike. Modernizim i filozofise e jo i fasadave te tyre.

-Keqperdorimi i mandateve politike, ka krijuar e po krijon kosto te renda ne ambiciet tona modernizuese, po demton dhe veshtireson perfitimin nga avantazhet tona, po vonon dhe veshtireson te ardhmen tone.

- “Kufizimi i mandateve politike ne pak duar”, asnje i zgjedhur politik ne PS nuk duhet te kete me shume se nje mandat ne strukturat politike te PS. Mund te diskutojme per te vendosur kufizime ne mandatet drejtuese politike dhe qeverisese ne nivel vendor e qendror, kufizime ku i njejti individ nuk mund te kete me shume se dy mandate te njepasnjeshme, kryetar partie apo minister, kryeminister apo drejtues institucionesh kushtetuese. Ky koncept duhet te shtrihet deri ne baze, nga organizata baze deri ne cdo mandat politik dhe qeverises ne nivel vendor dhe qendror.

-Copezimi i historise se PS, mohimi, mos perfshirja dhe mos mirenjohja ndaj cdo kontribuesi, qe nga anetari i thjeshte deri tek ish themeluesit e saj, eshte kohe e humbur dhe cenon parimet themelore te ndertimit e motivimit te anetaresise dhe publikut.

-PS duhet te hapet realisht, gjeresisht dhe cilesisht, ajo duhet te krijoj me shume akses per te rinjte te cilet motivohen t’i perkushtohen partise se tyre per te krijuar bazat e meritokracise ne promovimin e tyre. Forumi rinor i PS duhet te konsideruar nje aset i madh, jo vetem elektoral.

-Eksperienca e emerimeve nga lart per drejtuesit e forumeve te rinise dhe gruas rezulton e deshtuar dhe mban ne pasivitet disa mijera anetare apo mbeshtetes te PS.

-Cdo diskriminim pozitiv per pjesemarrjen e tyre (te rinjve dhe grave) ne perfaqesimet politike te mos keqperdoret per te konsoliduar mbeshtetesit e kryetareve, por per te rritur motivimin, meritokracine, konkurrencen dhe perfaqesimin publik e politik te te rinjve dhe grave.

-Politikes shqiptare i mungon modeli i nje force politike moderne. PS ka mundesine te plotesoje kete vakum, i cili i jep edhe avantazhin publik ne garat e saj elektorale.

-PS opozitare duhet te qartesoje sot parimet themelore te mireqeverisjes se vendit, ku ne themel jane forcimin i shtetit ligjore, lufta kunder korrupsionit, kufizimi mandateve politike, meritokracia, etj, e me pas t’i beje ato publike, perballe Presidentit qe ka iniciativen propozues per shume nga drejtuesit dhe anetaret e institucioneve kushtetuese, perballe opinionit publik te cilit i kerkon mandatin per te qeverisur.

-PS duhet te kete Kushtetuten e saj, per parimet themelore dhe per rregullat. Madje disa nga gjerat themelore mundesisht edhe me shumice te cilesuar, per t’i mbrojtur ato nga keqperdorimi individual. PS-ja duhet te qartesoje vendimmarrjen per ceshtje te rendesishme politike, sidomos ne raport me institucionet kushtetuese te vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›