Vjedhja e CEZ dhe Albtelekom me fatura të majme për konsumatorët
Ishte cilësuar si një arritje e qeverisë ajo e vendosjes së një fasho për konsumin e energjisë, për të mbrojtur familjet e varfra. Kështu, nëse një familje harxhon më pak se 300 KwH, ajo paguan ndjeshëm më pak se ato që harxhojnë mbi këtë tavan. Por çfarë ka ndodhur? CEZ ka nisur të dërgojë fatura me çmime të larta edhe për këto familje me argumentin se ka nisur që të aplikojë një formulë të re, që bazohet tek konsumi ditor dhe jo mujor. Jo rrallë në duart e konsumatorëve kanë mbërritur fatura me vetëm 23 ditë të përfshira. Skandalin e ka denoncuar deputeti i PS, Erion Braçe. Por CEZ thotë se në këtë mënyrë, duke parë konsumin e çdo dite, do bëhet faturimi korrekt.
Por, vjedhje po konstatohen edhe nga ana e Albetlekom. Sipas deputetit Braçe, Albtelekon po faturon në mënyrë abuzive qytetarët shqiptarë për shërbimin e internetit deri në 30 mijë lekë më shumë.