E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i jep universitetit privatkonviktin e "Gjuhëve të Huaja"

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit Konvikti, dhurimi nisi nga bashkia Braçe: 8 tendera grabitës vetëm në gusht FOTO /VIDEO/Fasada e konviktit të "Shkollës së Gjuhëve të Huaja" sot TIRANË - Pak ditë para se të dorëzojë mandatin, qeveria Berisha po privatizon prona në mes të Tiranës. Pasi "rrëmbeu" godinën e SHQUP, u jep privatëve dhe konviktin e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, një godinë 5-katëshe, e rrethuar nga qindra metra katrorë oborr, e cila do t'i jepet me qirauniversitetit privat "Luarasi". 

Konvikti i Gjuhëve te Huaja para me shumë se një viti u kërkua nga Universiteti i Tiranës, por kërkesa u refuzua. Ndërkohë që tashmë ky konvikt iu dha një universiteti privat.
 
Ministri i Ekonomisë, Florion Mima, firmosi privatizimin e disa pronave njëherësh, që fillojnë me konviktin e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja.
 
Ky proces i shumëdebatuar nisi kohë më parë, kur universiteti i kërkoi Bashkisë së Tiranës, që ta marrë me qira këtë pronë. Duke qenë se objekti në administrimin e Bashkisë dhe Drejtorisë së Konvikteve e kalon sipërfaqen e 200 metrave katrorë, atëherë duhet që vendimin për dhënien me qira të saj duhet ta bënte Ministria e Ekonomisë.
 
Para më shumë se një viti, kohë kur bashkisë iu kërkua një objekt i tillë, Qeveria Berisha e pranoi kërkesën dhe nisi procedurat që konvikti në fjalë të merrej me qira nga universiteti jopublik. Megjithatë, procesi u pezullua për shkak të presioneve të opozitës dhe mediave.
 
Por, kjo iniciativë, që ngjan më shumë si private, u finalizua vetëm sot. Gjithashtu, është mësuar se po përgjatë të enjtes, ministri Florion Mima ka firmosur edhe privatizimin e kabinave të plazhit në Divjakë.
 
Tjetërsimi i pronësisë së konfiktitit të gjuhëve të huaja u denoncua nga gazeta "Shqiptarja.com" dhe televizioni "A1 Report" që në muajin qershor të vitit 2012, ndërsa më parë, në janar të të njëjtit vit kishin dhënë alarmin, se nxënësit mbeten pa strehë, pasi u vendos që konviktorët të strehoheshin në ambiente të tjera.
 
Ditët e fundit të qeverisë Berisha kanë qenë të tejmbushura me vendime për shitje pronash publike, ankande e tendera, të nisura që para zgjedhjeve të 23 qershorit e që akoma nuk kanë përfunduar.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›