E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Florenc Hoxha përplaset mePolicinë për prishjen e një ndërtese

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit FOTO/Konfrontimi në "Misto Mame" TIRANE -  Tri polici dhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Tiranës, janë përplasur sot rreth mesditës, për një objekt pa leje pranë ish-kombinatit “Misto Mame” në Tiranë.

Një godinë të cilës po i hidhej kati i dytë është kthyer në mollë sherri, duke përplasur edhe kolegët.
 
Një polici private, si dhe efektivët e komisariatit numër 6, nuk kanë lejuar të hyjnë brenda objektit, inspektorët ndërtimor me në krye Florenc Hoxhën, dhe policinë bashkiake të Tiranës, pasi sipas pretendimeve të tyre, për objektin në fjalë, ka një vendim gjykate, i cili ndalon veprimet për bllokimin e punimeve.

Madje, kanë qenë vetë përmbaruesit, të thirrur nga vetë pronari Besnik Canaj, ata që kishin kërkuar ndihmën e komisariatit 6 dhe një policie private.

Ky konfrontim i forcave të policisë ka bërë që në vend të mbërrijnë dhe patrullat “Shqiponja.” 

Kreu i inspektoriatit ndërtimor Florenc Hoxha ka deklaruar se është dhunuar në krye të detyrës, ndërsa pala pretenduese se ndërtimin e kishte të rregullt, akuzoi Hoxhën dhe policinë bashkiake për ushtrim dhune ndaj tyre. 

(Në foto, konfrontimi i sotëm pranë ish-kombinatit “Misto Mame” në Tiranë)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›