E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:Përfaqësimi i gruas në politikë, domosdoshmëri

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka bërë thirrje për më shumë përfaqësim të grave në politikë. Ndërsa ka marrë pjesë në zgjedhjet e forumit të gruas në Korçë, Meta ka theskuar se përfaqësimi i grave nuk duhet të jetë një çështje kuotash por është domosdoshmëri për politikën shqiptare.
 

Sipas tij përfaqësimi i gruas në politikë është prioritet për LSI-në ndërsa ka shtuar se kjo forcë politike do japë edhe shembullin e saj për këtë çështje.
 

Ai gjithashtu ka vlerësuar edhe Lëvizjen e Gruas për Integrim si forumin më të emancipuar duke theksuar se në LGI bashkëjetojnë gjeneratat duke e bërë këtë lëvizje të fuqishme.
 

Meta ka shtuar më tej se është me rëndësi të forcohet stabiliteti ekonomik dhe politik në mënyrë që vendi të ecë me shpejtësi drejt Bashkimit Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›