Skandali me interkonjeksionin, qeveria humbi financimet
Marrëdhëniet mes bankës gjermane KFW dhe qeverise shqiptare kane ngrire, pas bllokimit te tenderit për ndërtimin e linjës se interkonjeksionit Tirane-Prishtine. Madje, kjo marrëdhënie rrezikohet seriozisht te ndërpritet, pasi banka gjermane KFW nuk do te financoje me projekte te tjera, derisa te gjeje zgjidhje projekti i ashtuquajtur i autostradës energjetike Shqipëri-Kosove. I këtij mendimi është ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili sqaron se qeveria po humbet një nga financuesit kryesore ne Shqipëri. Nga ana tjetër, ne një reagim për Vizion Plus, banka gjermane as nuk mohon dhe as pohon marrëdhëniet e ngrira me qeverinë shqiptare. Fatkeqësisht ne nuk mund te komentojmë mbi këtë teme. Ju lutem duhet te na kuptoni, se na takon te ruajmë konfidencialitetin e informacionit mbi këtë projekt, por edhe te marrëdhënieve me partneret tanë, për aq kohe sa dialogu është ne proces, thuhet ne nje reagim te KFW. Banka gjermane është financuesi kryesor ne ndërtimin e linjës energjetike Tirane-Prishtine. Debatet mes KFW dhe qeverise nisen kur kjo e fundit vendosi te anuloje shpalljen e fituesit te një kompanie kroate, me argumentin se kishte ofruar 9 milion euro me shume se kompania boshnjake pjesëmarrëse ne tender. Por banka KFW thotë se boshnjaket plotësojnë kriteret teknike pra ofrojnë garanci për projektin. Pas gjithë kësaj situate, ne dukje procedurale, opozita ka akuzuar se fshihen interesa te familjes Berisha për te favorizuar kompanitë serbe te shitjes se energjisë. Ndërtimi i kësaj linje iu heq kompanive serbe monopolin e shitjes e energjisë ne Kosovë.