Berisha i kthen përgjigjie 16-vjeçarit që i kërkonte të mos tërhiqej: Do rikthehem si luan të punoj 18 orë në ditë
Kryeministri Sali Berisha i ka kthyer në Facebook përgjigjie djaloshit 16 vjeçari që i shkruante një ditë më parë të mos tërhiqej nga politika.
Letra e plotë:
I dashur Gentjan,
komenti yt ne FB, qe u vendos dje pasdite edhe si status, u be me shpejtesi nje “bestseller” ne rrjetin tone social. Nga Insight rezulton se ka mbi 23.200 likes, mbi 2220 komente dhe eshte lexuar nga 360 mije persona. Une e kam lexuar dhe rilexuar ate, me shume kenaqesi dhe interes dhe me ka bere shume përshtypje. Vertete eshte shume mbreselenese.
Se pari dua te theksoj se me pasionin tuaj te jashtezakonshem per politiken, qe ne moshen 11-vjecare, me rolin aktiv ne tre fushatat e fundit elektorale, me vleresimet e tua per arritjet e Partise Demokratike, pranimin nga ju te humbjes se PD-se, duke mos dashur kurre te bej profetin, por me dukesh si nje enfant prodige i PD. Une si mik po te rrefej se une, Sali Berisha, njeriu qe ti admiron, ne viziten time te pare ne SHBA, me mikun tim Gramoz Pashko, ne shkurt te vitit 1991, pyetjes se Sekretarit te Shtetit ne detyre, ne zyren e tij, se si po ecte fushata jone elektorale, iu pergjigja se pothuaj asgje nuk dime ose dime per fushatat, vetem cfare kemi pare ne TV-te italiane. Dhe une isha 46 vjec. Imagjinoje cfare pergjigje do te jepje ti sot, 16 vjec, per fushaten zgjedhore, me eksperiencen e tre betejave elektorale. Une te uroj nje te ardhme te shkelqyer ne politike.
Ne rrefimin tend te bukur dhe emocionues, me nje force te brendshme mahnitese, ne cdo fjale spikat krenaria per arritjet e PD-se si nje frymezim i vertete dhe burim i entuziazmit per ty. Vertete, arritjet e ketyre 5 viteve te Partise Demokratike na bejne te ndjehemi krenare me njeri- tjetrin, me Partine Demokratike, me Shqiperine. Dhe jo vetem neve, anetareve e simpatizanteve te Partise Demokratike, por cdo shqiptar. Shqiperia, pak vite me pare ishte vendi qe thuaj nuk i besonte njeri. Ora e integrimit te saj ne BE dhe NATO dhe ora e zhvillimit te saj kishin ndaluar thuajse plotesisht.
Ne keto 5 vite te qeverisjes sone, Shqiperia u be anetare e NATO-s, hoqi vizat me BE-ne, mori rekomandimin per statusin e vendit kandidat, qe e bllokoi kundershtari yne. Ne keto vite, Kosova u be e pavarur dhe ne luajtem rolin tone te pazevendesueshem ne pavaresine e saj dhe njohjet nderkombetare. Sot, historia e Shqiperise dhe shqiptareve nuk eshte kurre ajo qe ishte pak vite me pare. Ajo tani eshte krejt tjeter.
Po keshtu, pak vite me pare, ora e zhvillimit tone kishte ndalur pothuajse plotesisht. Ne ishim vendi ku mungonin ne te shumten e kohes, dritat, uji, udhetonim ne rruge nder me te shkaterruarat e planetit. Shqiptaret paguheshin me rroga dhe pensione tejet te uleta, nxenesit tane mesonin ne shkolla te rrenuara, me rreth 40- 50 nxenes ne klase, ishin pa ngrohje, pa internet, 2/3 e maturanteve nuk lejoheshin te ndiqnin universitetet dhe pranimi ne keto te fundit ishte panairi i korrupsionit. Kompjuteri ishte molle e ndaluar per femijet tane. Interneti kishte shkallen e perdorimit nder me te uletat ne bote. Investitoret vendas dhe te huaj largoheshin nga Shqiperia.
Ne keto pake vite, Shqiperia, bazuar ne programin e PD-se, perjetoi ne zhvillimin e saj nje quantum leap (hop te madh) te vertete. Ajo, sic thote Komisioni Europian, ndertoi keto vite rruge me shume se i gjithe rajoni marre se bashku. Ne çame malet, ndertuam rrugen e Kombit, bashkuam Shqiperine me Kosoven, tunelin e Krrabes, bashkuam Tiranen me Elbasanin, ndertuam pothuaj gjysmen e rruges se Arberit dhe segmentin me te veshtire te Boshtit te Jugut, si dhe mbi 10000 mije kilometra rruge. Ne ndertuam dhe rindertuam mbi 1300 shkolla, kopshte, korpuse universitare, trefishuam numrin e studenteve, shtrime internetin dhe kabinetet e informatikes ne cdo shkolle, ndertuam mbi 400 qendra shendetesore dhe spitale, 360 ujesjelles, 420 sisteme kanalizimesh dhe sisteme moderne te perpunimit te ujerave te ndotura, si dhe qindra e qindra kilometra kanale vadites dhe kullimi. Ne po ecnim me shpejtesi drejt perfundimit ne Shqiperi te nje infrastrukture te re, moderne, te denje per vende te zhvilluara.
Me programin tone te reformave ekonomike, taksen e sheshte dhe reforma te tjera, ne dyfishuam te ardhurat dhe mbidyfishuam rrogat dhe pensionet, trefishuam eksportet dhe investimet e huaja. Ne kulmin e krizes me te thelle te Europes dhe botes se lire, ekonomia shqiptare ruajti rritjen me te larte ne rajon e me gjere dhe krijoi vende te reja pune. Shqiperia turistike eshte zhvillimi tjeter madhor i ketyre pak viteve. Nga nje vend inekzistent ne harten e turizmit ne bote, ajo sot renditet ne dhjete vendet me rritjen me te shpejte te turizmit ne bote. Nga nje vend i prapambetur i kohes analoge, ne me programin tone ndertuam Shqiperine e moshes dixhitale dhe ti komunikon ne Facebook dhe lundron ne internet njolloj si moshataret e tu ne disa vende te zhvilluara.
Ne epiqender te zhvillimit tone, ne vendosem energjine dhe ne keto pak vite jane ndertuar ose jane ne ndertim e siper mbi 120 hidrocentrale, nder te cilat Kaskada e Devollit, investim prej rreth 1 milarde dollare, qe ndertohet nga flamurmbajtesja e kesaj fushe ne Europe dhe ne bote Statkraft e Norvegjise. Kontrata koncesionare jane firmosur per ndertimin edhe te 243 HEC-eve te tjera. Rezerva te medha nafte jane ne zbulim e siper ne token dhe detet tona. Por, ketu, une do te vecoja si suksesin me te madh strategjik per shqiptaret, pas anetaresimit ne NATO dhe pavaresise se Kosoves, gazesjellesin TransAdriatik qe do sjelle gazin nga deti Kaspik ne Shqiperi dhe Europe. Ky projekt, me i madhi i ketij lloji ne histori ne fushen e energjetikes, eshte nje investim prej 40 milarde dollaresh dhe sjell per shqiptaret, mungestarin e madh ne shtepite dhe industrite e tyre dhe e sjell ate, nga nje vend mik si ceshte Azerbajxhani dhe ne nje kuader solid europian. Ne kete projekt gjigant dhe vendimmarrjen nga qeveria e Azerbajxhanit dhe konsorciumit ne favor te tij, ne raport me projektet e tjera konkurruese, Shqiperia me besueshmerine e sidomos me lobimin e fuqishem dhe qendrimet e saj te vendosura ka luajtur nje rol kyç, te dores se pare. TAP do kete ndikim te madh ne uljen e kostos se jeteses, rritjen e te ardhurave dhe mireqenies per shqiptaret. Me kete projekt, Shqiperia zgjidh ne menyre perfundimtare problemin e energjise dhe merr nje rol te vecante ne fushen e energjise per rajonin dhe Europen. Vitet qe vijne, Shqiperia mund te zbuloje ne toke apo dete reze