TemA TV/ Aksident tragjik në Gjirokastër, vdesin dy vëllezër dhe djali i një prej tyre (VIDEO)
Tre persona kanë gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Sipas burimeve të policisë, automjeti tip Fiat me targa greke ZHI793, me 3 persona që udhëtonin në të është përplasur me bordurën e rruges rreth orës 17:00, në afërsi të fshatit Mashkullorë. Pak sekonda pas përplasjes mjeti ka shpërthyer në flake, duke djegur dhe personat që ndodheshin në të.
Viktimat e aksidentit janë vëllezërit Luan dhe Faik Mancellari, përkatësisht 62 dhe 57 vjeç, ndërsa i treti është Laurent Mancellari, djali i Luan Mancellarit.
Policia tashmë ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit./b.l