Berisha i përgjigjet Ramës: Jo, sistemit fiskal marksist
Kryeministri Berisha ka akuzuar dje, ne mbledhjen e qeverise kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, se me programin qe paraqiti ne Asamblene e PS-se, po tenton te demtoje sistemin ekonomik fiskal te Shqiperise. Sipas kryeministrit, tentativa e kryetarit te PS-se per te rikthyer doktrinen marksiste, e cila rezultoi nje sistem katastrofik, eshte nje alternative mjerane. Ndaj, Berisha e ka quajtur programin fiskal te PS-se te tipit marksist, i cili nuk mund te shetise me ne rruget e Shqiperise, pasi shqiptaret e kane provuar ate ne menyren me te tmerrshme. "Ata le te merren me Marksin po te duan, por i siguroj se do te mbetet brenda selise se tyre, se Marksi nuk do te mund te shetise me ne rruget e qytetet e Shqiperise. Shqiptaret e kane provuar me shume dhe ne menyren me te tmerrshme se gjithe te tjeret",- tha Berisha. Kreu i qeverise akuzoi me tej Ramen, se me taksen progresive qe aplikoi ne Bashkine e Tiranes, nuk beri gje tjeter vecse e rrenoi ate institucion. "Te dalesh sot me taksen progresive, ne nje kohe kur bashkine e falimentove duke rritur taksat dhe e dorezove si nje institucion te falimentuar ne rrafshin fiskal, me thoni se cfare mund t'i bejne Shqiperise politikat marksiste, pervecse rrenimit",- tha Berisha. Kryeministri ka garantuar te gjithe sipermarresit dhe investitoret se jo vetem qe nuk mund te kete ndonje mendim per t'i rritur taksat progresiste, por perkundrazi, qeveria do te konsideroje cdo hap tjeter, per te lehtesuar veprimtarine e tyre. "Ata qe mendojne te begatojne vendin duke shkaterruar e luftuar te pasurit, ata qe mendojne se do te begatojne vendin duke bllokuar privatizimet, koncesionet dhe partneritetin publik-privat, nuk bejne gje tjeter vecse shpalosin alternativen e eterve te tyre, e cila nuk kthehet kurre me ne kete vend",- eshte shprehur Berisha. Ai ka deklaruar se sistemi marksist fiskal nuk ka dhe nuk mund te kete te ardhme. Berisha tha se ai eshte provuar si nje sistem katastrofal dhe nje nga shkaqet e falimentimit te doktrines, ka qene sistemi i tij fiskal, qe bazohet ne rrenimin e te pasurve. Gjithashtu, nje vemendje te vecante ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri i ka kushtuar edhe miratimit te kuadrit makroekonomik dhe fiskal dhe miratimit te pr/buxhetit afatmesem 2012-2014. Sipas tij, te dhenat jane inkurajuese dhe performanca ekonomike keto 9 muaj, ka qene e administrueshme, duke shenuar te dhena pozitive. "Dua t'ju njoftoj se ne kete 9 mujor, eksportet e ketij vendit, te cilat jane deshmia me autentike e prodhimit, kane nje rritje prej rreth 320 milione dollare, krahasuar kjo me vitin 2010, vitin e rritjes me te madhe te eksporteve shqiptare",- u shpreh kryeministri. "Ajo qe eshte shume pozitive ne kete rritje, qendron ne faktin se vjet dhe kete vit, trendi i rritjes se eksporteve "Made in Albania", domethene te prodhimeve mirefilli shqiptare, dominon mbi trendin e rritjes se eksporteve te bazuara ne materiale te importuara".