E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i pergjigjet Rames Nuk ulem ne tryeze per vendime gjykatash

Kur na ndan vetëm një ditë nga votimit në parlament i 3 ligjeve të kërkuara nga Komisoni Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat, kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ftesës së kreut të opozitës Edi Rama se nuk mund të ulet në tryezë për vendime gjykatash.

“Zoti Rama për çdo gjë mund të ftosh për t’u mbledhur dhe të garantoj se pavarësisht nga pozicionet që kemi unë do shqyrtoj me seriozitet ftesat e kreut të partisë më të madhe opozitare dhe do ulem, po për një gjë e garantoj se e kam faktuar se nuk mund të ulemi kurrë për vendime gjykatash. Cdo vend i lirë ka institucionet e zbatimit të ligjit”

Ai e akuzoi kreun e opozitës se nuk lejon deputetët që të votojnë ligjet e integrimit të kërkuar nga komisioneri Fyle më 10 tetor, duke e lidhur këtë interes jetik kombëtar me një çështje që nuk ka lidhje me to.
Sipas kreut të qeverisë qytetarët duan statusin e vendit kandidat, ndërsa Rama do të bëjë pazar, se ka humbur Qarkun e Fierit.
“Qytetarët shqiptarë këkrojnë statusin zoti rama u thotë mua më duhet këshilli i qarkut të cilin e kam humbur. Po mund të ndodhë një Pazar i tillë mbi një komb? Kurrë, cili shqiptar mund të pranojë se statusi i kandidatit qenka i lidhur me statusin e këshilltarëve të Fierit?.

Bllokimi i ligjeve të integrimit shtoi Berisha ka sot jehonën më negative për Shqipërinë, duke iu referuar taklimit të ministres Bregu në Parlamentin Evropian.
“Zonja Bregu ishte në një takim të rëndësishëm në PE, ndërsa një nga parlamentarët i tha: Si ju shqiptarët nuk është askush, në asnjë vend kurrë nuk ndodh të mosvotoni atë që kërkoni. Ne kërkojmë statusin, Rama nuk thotë jam kundër statusit, por nuk voton ligjet që kërkohen për ta marrë” komentoi Berisha.

Përsa i takon rregullores së parlamenti Berisha u shpreh se: “ nuk ka rregullore në botë që pranon dy kryeministra gjithnjë ka një sens shumicë dhe pakicë”- tha ai.
Seanca e ditës së enjte është afati i fundit për politikën shqiptare që të votojë 3 ligjet me 3/5, pjesë së 12 rekomandiemve nga të Komisionit Europina për dhënien e statusit kandidat. Me këtë rast kryeministri Berisha i bëri thirrje Ramës të rishqyrtojë qëndrimin sepse mosvotimi i këtyre ligjeve tha ai, do të ishte një akt shumë i rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›