Rama Nuk votojme ligjet e integrimit pa u zgjidhur ceshtja e Fierit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi prezari se nuk do të votojë në seancën e së enjtes tre draftet ligjore, që lidhen direkt me marrjen e statusit të vendit kandidat, pa u vendosur sipas tij, drejtësia për drejtimin e Këshillit të Qarkur Fier.
Sa i takon reformës parlamentare, Rama tha se opozita nuk kërkon që kreu i saj të ketë kohë të barabartë me kryeministrin në seance plenare, por trajtim të njëjtë.
Edi Rama theksoi se nëse ka vullnet, koha është e mjaftueshme për të arritur konsensusin politik. Lideri socialist deklaroi se Brukseli është shprehur i shqetësuar për funksionimin dhe zbatimin e ligjeve.
Zgjedhjet parlamentare për opozitën mbeten mbetet thembra e Akilit për demokracinë në Shqipëri.
Lideri socialist, duke replikuar në distancë me kryeministrin Berisha, tha se nuk mund të flitet për dialog kur oferta vijnë nga ekrani i televizorit. Por, qendrimet e Ramës nuk ndyshojnë shumë, pasi deklarata e tij e fundit nga selia rozë u bë përmes televizorit dhe ftesa për tryezë të partive parlamentare u bë publike nga një deklarate të shpërndarë mediave përmes postës elektronike.