E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i zhytur në dëshpërim, del në konferencë në ora 19:00

Sali Berisha do dalë për herë të parë para gazetarëve në orën 19.00, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Askush nuk e di, përveç ndoshta të së shoqes e Lulzim Bashës, se çfarë do të thotë e se cili do të jetë qëndrimi i tij në këtë moment të parë.

Burime të mirinformuara kanë thënë për respublica-n, se ai nuk e ka pritur këtë disfatë kaq totale, se ai është duke e vuajtur shumë, dhe se ndihet i braktisur e i zhgënjyer nga shumë njerëz, që kanë qenë rrotull tij.

Burimi ynë na tha se fjala e mbrëmshme e Ramës ka qenë e tillë që e ka lënë pa ngushëllim.

Do ish shumë i kënaqur që Rama të mbante një fjalim arrogant, fyes e kërcënues, por mesazhet që fituesi ka përcjellë e kanë çarmatosur.

Ndërkohë i ka vajtur në vesh që diplomatët ndërkombëtarë, përfshirë zyrtarë të Brukselit dhe Washingtonit, kanë mbetur të befasuar për mirë nga ky fjalim.

Shkurt, Berisha ka mbetur pa ngushëllim. Të presim e të marrim vesh se ç’vendim ka marrë, shkruan portali i Mustafa Nanos, respublica.al./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›