E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bageri i komunës pret kulmin e objektit

Komuna e Prishtinës po pretë  të përfundojë objekti që është duke u ndërtuar pa leje, në oborr të selisë së PDK-së, pastaj ta dërgojë makinerinë për rrenim.

Edhe pse ekzekutivi komunal është i njoftuar se objketi është duke ndërtuar pa lejë në qendër të Prishtinës, Inspektorati i Komunës së Prishtinës ende nuk ka marr masa.

Në oborrin e selisë së PDK-së, prapa sheshit “Nëna Terezë” në Rrugën “Hajdar Dushi” ka nisë së ndërtuari një objekte, që dukët se do të shërbeje si garazh për veturat e autoriteteve të kësaj partie dhe te Odes Ekonomike të Kosovës.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asderen Osaj tha për Indeksonline se “Komuna nuk ka lëshuar leje për ndërtimin e këtij objekti”.


Se a do të intervenojë Inspektorati i Komunës së Prishtinës në këtë rast, Osaj tha se “normalisht, si ne çdo rast tjetër do te intervenojë edhe ne këtë rast”.

Objekti ka filluar të ndërtohet para një jave, e Inspektorët e Komunës ende nuk janë dukur aty.

Indeksoline ka qenë edhe në zyrat e PDK-së, por nuk ka mundur të marrë përgjigje nga kjo parti, pasi që askush nuk ka zyrtar të përgjegjës nuk ka qenë në zyre, ndërkohë disa zyrtarë kanë premtuar se dikush nga PDK, do të përgjigjet, por Indeksoline ende nuk ka marrë përgjigje. /Indeksoline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›