E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha inaguron rrugë të papërfunduara

Ethet e inaugurimeve te parakohshme, po shfaqin pasojat e tyre. Ndërsa kryeministri Berisha preu shiritin e përfundimit te punimeve ne autostradën Levan-Dames 28 km e gjate, punimet ne këtë aks vijojnë. Ndërkohë 600 familje te komunave Frakull e Cakran, ende nuk kane marre dëmshpërblimin për pronat ku u ndërtua rruga. Ata pohojnë se kane plotësuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm, por asnjë fond nuk ka nisur te lëvrohet, raporton Vizion Plus. Përpos vonesave ne dëmshpërblim, banoret pohojnë se po u zihen sipërfaqe te tjera për ndërtimin e nënkalimeve. Këto toka duket se nuk janë përfshirë ne fondin qe pritet te japë qeveria për dëmshpërblimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›