Statusi, Shqipëria parashikohet të fitojë 200 milionë euro nga BE-ja
Dhënia e statusit te kushtëzuar te vendit kandidat nga Bashkimi Europian do te sjelle një ndihme me te madhe financiare për Shqipërinë nga unioni.
Ekspertet pohojnë se vendi pritet te përfitoje nje sere fondesh nga BE, te cilat kane pesuar rritje qe pas anëshkrimit te MSA. Duke ju referuar te dhenave nga Lëvizja Evropiane per Integrim, gjate 2012 Shqipëria ka përfituar rreh 100 mln euro, financim per ndërtim te strukturave si dhe bashkëpunimin ndërkufitar, fonde keto te cilat parashikohet te dyfishohen, raporton Vizion Plus. Por sipas eksperteve, Shqipëria mbetet deficitare ne thithjen e këtyre fondeve. Per shkak te procedurave burokratike, dhe institucioneve jo te besueshme nje sere financimesh vonojnë te disbursohen. Por, qe qytetaret shqiptare te përfitojnë nga këto investime, e nevojshme është qe administrata shqiptare te ketë strukturat e duhura per te thithur fondet. Ngritja e këtyre strukturave mbetet nje domosdoshmëri, pasi rasti i Maqedonisë tregon se ky shtet 4 vjet pas marrjes se statusit te vendit kandidat nuk përfitoi ndihma nga Bashkimi Europian, pasi nuk kishe institucione te afta për te menaxhuar dhe disbursuar këto fonde.