E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inaguron shkollën 9-vjeçare në Krujë

Kryeministri Berisha vijon turin e inagurimit të shkollave në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë do të jetë sot në Krujë ku do të inagurojë shkollën 9-vjeçare.nr 1 në këtë qytet.
 

Ndërtimi i kësaj shkolle përbën një investim prej 58 milion lekë dhe ajo ka 24 klasa, 3 laboratorë, 2 kabinete informatike, bibliotekën, muzeun e shkollës dhe një sallë multifuksionale për veprimtari ekstrakurrikulare, si dhe palestër të mbyllur.
 

Shkolla është ndërtuar sipas të gjitha standardeve moderne dhe ka një kapacitet prej 800 nxënësish.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›