Shfrytëzimi i fëmijëve, Berisha: Fenomen shqetësues, të zbatohet ligji
Tiranë- Me qindra fëmijë shqiptarë bien pre e trafikimit dhe shfrytëzimit për punë dhe deri më sot nuk është marrë asnjë masë për të ndaluar këtë fenomen.
Për këtë arsye është zhvilluar një konferencë në kryeqytet, në ta cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri Berisha, i cili ka kërkuar që të ndalohet shfrytëzimi i të miturve.
“Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është një betejë e përjetshme ndërsa mbetet problem shfrytëzimi i fëmijëve për punë. Duhet të bëjmë gjithçka për përmirësimin e jetës së fëmijëve. Mbetet ende problem shfrytëzimi i punës së fëmijëve. Duhet të zbatohen ligjet për mbrojtjen e të drejtave të tyre”- tha Berisha.
Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani, tha se mbajtja e këtij takimi ku marrin pjesë rreth 40 vende është një arritje e madhe për vendin në kuadër të 100-vjetoit të Pavarësisë.
Deklaratat e tyre u bënë në konferencën e Ombudsmanëve dhe Mediatorëve të Frankofonisë me temë “Forcimi i kompetencave të Mediatorëve dhe Ombudsmanëve në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, e cila do të vijojë edhe nesër.
/IDEA/