E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 5 vitesh, Emiri i Katarit vizitë në Rripin e Gazës

Emirit të Katarit i është bërë një pritje prej heroi, gjatë vizitës së sotme në Rripin e Gazës. Kjo është vizita e parë nga kreu i një shteti që kur grupi islamik Hamas mori pushetin në territorin palestinez në vitin 2007.

Sheiku Hamad bin Khalifa al-Thani ishte i shoqëruar nga gruaja e tij dhe një delegacion i madh, përfshirë kryeministrin e Katarit.

Ai është pritur në anën tjetër të kufirit nga kryeministri i Rripit të Gazës nga Lëvizja Hamas, Ismail Haniya dhe i gjithë kabineti i tij.

Haniya tha pas takimit se vizita e tij shënon thyerjen e bllokadës së Izraelit në Gazë.

Emiri pritet të nisë një projekt ndërtimi në vlerë prej 254 milionë dollarësh në territorin palestinez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›