Lezhë, dy të arrestuar për vjedhje

Komisariati i Policisë Lezhë
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës kanë bërë të ditur se janë arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi janë kapur duke vjedhur karburanti ne antenave të telefonisë celulare.
Eltjon Lleshi, 22 vjeç, banues ne fshatin Mashterkore, komuna Orosh në Mirditë, i dënuar më parë për vjedhje si dhe Maringlen Keci, 22 vjeç, banues në fshatin Adriatik, komuna Fushë Kuqe në Kurbin si dhe punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë, Anton Nikolli, 19 vjeç dhe Gjon Pergjoka, 33 vjeç.
Sipas policisë këta 4 shtetas një ditë më parë gjate natës në vendin e quajtur Maja e Malthit në fshatin Geziq në Mirditë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin karburantin e antenave të një kompanie të telefonisë celulare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti veture Rover 45, me targa BX 364 NJ. /L.Kokaj/