Berisha inauguron punimet në Qafë Thanë- Lin–Pogradec
Inaugurohet fillimi i punimeve për rrugën Qafë Thanë - Lin – Pogradec. Investim i buxhetit të shtetit. Kryeministri, i pranishëm në inaugurim e ka cilësuar atë, mbajtje të premtimeve, që synon zhvillimin e turizmit.
POGRADEC- Kryeministri Berisha inaguroi sot nisjen e punimeve në lotin e parë për rikonstruksionin e rrugës Qafë Thanë- Linë- Pogradec, investim i buxhetit të shtetit me vlerë mbi 2 miliardë lekë. Rruga me gjatësi 22 km, pritet të ketë të gjitha elementët e një rruge me standarde europiane me qëllim nxitjen e sektorit të turizmit në vend.
“Investimet në Pogradec, - u shpreh Kryeministri - synojnë Pogradecin turistik dhe Shqipërinë turistike. Ka përfunduar projekti jo vetëm për kolektorin, por edhe për përpunimin e ujërave për Pogradecin dhe Tushemishtin. Së shpejti fillon kolektori Lin – Pogradec. Së bashku me bulevardin e ri që ndërtohet këtu krijohet infrastruktura më e shkëlqyer për investime”- tha Berisha.
Kryeministri Berisha siguroi se çdo premtim elektoral ndërsa u shpreh për të tjera investime në Pogradec. (a.r/news24/balkanweb)