Vlorë, mbyten në det babai dhe vajza 15 vjecare
Tragjedi në një familje vlonjate sot ne plazhin e Pish Pores në Vlorë. Babai dhe vajza e tij janë mbytur, ndërsa nena ka mundur te shpetoje vetem djalin nga vdekja. Prinderit u futen ne det te shpetonin femijet
VLORE-Babë e bijë janë mbytur në plazhin e Pish Pores në fshatin Delisuf të Vlorës ndërsa kanë shpëtuar nëna dhe djali i vogël i familjes. Tragjedia familjare ka goditur pak minuta më parë familjen Cepele nga Vlora që këtë të dielë ndodheshin për plazh në plazhin Pish Pores. Gjithcka nisi kur babai, Kudret Cepele 41 vjec dhe gruaja e tij u përpoq të shpëtojnë dy fëmijët e tyre, djalë e vajzë që ishin në rrezik mbytjeje në det. Pasi mundi të shpëtojë të birin gruaja ka dalë në breg të detit dhe ka pritur bashkëshortin teksa përpiqej të shpëtonte vajzën, E. Cepele. Por, fatkeqësisht babai teksa u zhyt të tërheqë vajzën nuk mundi të nxjerrë gjallë as vajzën dhe as veten. Plazhistë të shumtë mundën të ndihmojnë duke dërguar në spital nënën dhe djalit të shokuar nga ngjarja e rëndë. Të sinjalizuar nga ngjarja polumbarët shkuan në vendngjarje ku kane mundur që me kërkimet e para të gjejnë trupat e të mbyturve.
(d.b/BalkanWeb)