E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Maqedoni për “Festivalin Veror” të Ohrit

Presidenti Topi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov janë duke duke zhvilluar një drekë pune në Ohër. Topi se bashke me 2 kreret do të degjojë sot “Festivalin Veror” të Ohrit 

TIRANE-Presidenti i Republikës Bamir Topi u nis sot në krye të një delegacioni zyrtar për të marrë pjesë në “Festivalin Veror” të Ohrit, me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Sic bën të ditur zyra për shtyp e kreut te shtetit, sot pasdite, Presidenti Topi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov janë duke duke zhvilluar një drekë pune në Ohër, në një ndër pikat pikat turistike dhe historike të qytetit të të vjetër të Ohrit.

Nga të njëjtat burime mësohet se kreu i shtetit shqiptar, Topi së bashku me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu do të jenë të pranishëm sonte në hapjen e Festivalit të 49-të Ndërkombëtar Veror të Ohrit, ku midis të tjerësh do të luajë edhe kompozitori italian me famë botërore, Enio Morrikone.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›