E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Mazhoranca eshte solide

Ndersa ishte ne nje takim me biznesmene kryeministri Sali Berisha ka shmangur komentet mbi zhvillimet e fundit tek aleatet e tij ne qeveri LSI. I pyetur nga gazetaret ai tha se nuk kam asnje koment ndersa theksoi se mazhoranca eshte me solide se cka qene ne diten e themelimit.

Nderkaq Berisha ka komentuar dhe ceshtjen e kasave fiskale ku ka premtuar se vendosja e kasave do te vazhdoje proces qe sipas Berishes do te kete kosto zero nje premtim qe sipas tij qeveria do ta mbaje. Kryeministri Berisha nuk la pa permendur dhe opoziten per te cilen tha se ka kohe qe degjojme te njejten melodi dhe se e gjitha kjo behet per interesa mafioze.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›