E Diel, 1 Nëntor 2026

KodheliQeveria ka fituar 400 milione euro nga kasat

Nenkryetarja e Komisionit te Ekonomise ne Partine Socialiste Mimi Kodheli ka deklaruar se fitimi i qeverise nga kasat fiskale arrin ne 40 milione euro. Ne nje konference per shtyp Kodheli ka theksuar se qeveria e kryeministrit Sali Berisha nuk po heq dore nga tarifa e korrupsionit te cilen nje here detyron bizneset ta paguajne pastaj angazhohet qe te detyroje institucionet e tjera legale qe te paguajne

Qellimi i formalizimit te ekonomise dhe praktika e transparences mbi cdo transaksion ekonomik ka degraduar ne nje biznes te kufizuar dhe fitimprures per nje grusht kompanish prane qeverise se Kryeministrit Berisha.Tashme nuk eshte sekret se vendimmarrja e kesaj qeverie dhe e institucioneve ne varesi te saj eshte e kapur dhe e orientuar nga garantimi i perfitimeve maksimale per vete dhe klientelen politike-ekonomike shtoi Kodheli.
Me tej deputetja Kodheli theksoi se Berisha dhe Bode kane ndertuar te gjithe infrastrukturen ligjore per te ngritur funksionuar garantuar dhe mbrojtur biznesin e kufizuar pa shpenzime dhe me perfitime maksimale te kasave fiskale.
Qeveria qellimisht ka liberalizuar cmimet e ketyre produkteve dhe sherbimeve duke i krijuar nje hapesire te gjere perfitimi biznesmeneve te saj te kasave. Nga nje verifikim formal i cmimit te blerjes dhe shitjes se kasave per cdo biznes shtrirjes se percaktuar me vendim qeverie te biznesit te kasave ne 130000 biznese brenda fundit te v.2010 rezulton se fitimi per kete biznes te ngritur dhe garantuar nga qeveria per klientet e saj fillon nga 40 milion Euro pasi shume biznese te medha kane blere me shume se nje kase theksoi me tej Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›