E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha interviste per agjencine Reuters Shqiperia rritje ekonomike prej 5 per 2010-en

21-09-2010 / Gazeta 55

Sipas kreut te qeverise parashikohet tejkalimi i vleresimit te FMN-se gjate muajir korrik per rritje ekonomike deri ne 2.6


Kreu i qeverise shqiptare Sali Berisha deklaroi sot gjate nje interviste per agjencine e lajmeve Reuters se pret qe rritja ekonomike e Shqiperise per vitin 2010-te te varioje ne shifrat 4-5 perqind pra dyfishin e asaj qe ka parashikuar Fondi Monetar Nderkombetar. Berisha foli per Reuters pas nje takimi te Asamblese se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork ku tha se ekonomia ka qendruar e forte pavaresisht ndikimit te krizes greke te ardhurat ne vend nuk pesuan ulje. Prodhimi i Brendshem Bruto do te jete dicka rreth 4-5 rritje per vitin 2010-te- tha Berisha duke theksuar se realizimi i planit te te ardhurave buxhetore pritet te arrije deri ne 99.6. Kryeministri Berisha parashikon nje deficit buxhetor prej 3.2 per vitin 2010-te ndersa vuri ne dukje se te ardhurat do te jeten plot 13 me te larta se nje vit me pare. Ne muajin korrik FMN parashikoi nje rritje ekonomike ne 2.6 nga 3.2 qe ishte vleresimi per muajin prill. FMN paralajmeroi se kerkesa e ulet e partnereve tregtare te Shqiperise dhe rritja e brishtesise ekonomike nisur nga risqet e sistemit global financiar bene qe Shqiperia te nderpriste tregtimin e 400 milione eurobondeve Letrat me vlere per huamarrje afatgjate. Pyetjes se gazetarit te Reuters nese tregtimi i bondit do te behet ne euro apo dollare kryeministri Berisha u pergjigj se qeveria eshte ne nje debat diskutimi. Qeveria ime do shqyrtoje tregtimin ne euro ose dollare. Duket se situata e euros po permiresohet tashme. Une mendoj se ajo qe ndodhi me situaten e borxhit te Greqise tani ka nje tendence sherimi por ne rast se kriza e borxhit zgjerohet drejt ekonomive te tjera te eurozones atehere situata behet me serioze dhe shanset per ringritjen e tregjeve te euros nuk do te jene me te favorshme- u shpreh kryeministri Berisha. Shqiperia pritet te shtoje 300 milione te 500 milione eurove per te paguar 11 interesa te 200 milion euro kredi te marre per investime publike tek huadhenesit private. Vitin e kaluar ishte nje situate shume e veshtire. Megjithate ne ishim ne listen e atyre pak vendeve qe moren nje hua- tha kryeministri. Perparesite e medha per investime do vazhdojne te jene ndertimi i infrastruktures duke filluar nga rruget ujesjelles kanalizime dhe garantimi i furnizimit me energji elektrike. Ende nuk kemi ndryshim te shpenzimeve qe ne percaktojme. Jemi duke i mbajtur ato te panderprera. Ndoshta borxhi publik do te jete 1 me i ulet se ckemi parashikuar. Kjo do ta vere borxhin publik ne raport me GDP-ne rreth 58. Shumica e vendeve te BE-se e kane shume me te larte- tha kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›