E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enti e bashkia heshtin invalidet pa uj e pa drita

21/09/2010Ne banesat per te pastrehet. Jetojne nen drite e qiririt kane paguar te gjitha detyrimet

DURRES- Banoret qe kane perfituar banese ne dy pallatet e entit ne lagjen numer 14 ne Shkozet te Durresit si persona e familje me pak apo aspak te ardhura kane dale perseri ne proteste. Ashtu si dhe nje muaj me pare ne epiqender te ankesave ka qene moslidhja e dritave mungesa e ujit dhe ndotja e mjedisit prane dy pallateve nga mali me mbeturina te depozituara muaj pas muaji. Rreth e rrotull shtepive te reja gjenden mbeturina te llojeve te ndryshme inerte dhe materiale te firmave aty prane qe jane hedhur ne sheshet para ketyre pallateve duke i kthyer oborret e tyre ne nje vend depozitimi te plehrave.

Gjendja e pallateve

Pothuajse ne te dy pallatet hyrjet e katit te pare jane shkaterruar jane prishur instalimet elektrike dhe hidraulike jane thyer xhamat dhe llambat e ndricimit. Pas perfundimit te pallateve Keshilli Bashkiak i Durresit sistemoi 48 familje ne keto dy ndertesa aq sa jane edhe hyrjet ne ta. Nga rreth 400 kerkesa qe jane bere ne total per te fituar nje hyrje te tille 1-1 administrata e bashkise dhe me pas Keshilli Bashkiak miratoi listen me 48 familje duke mbyllur ceshtjen qe ka konsumuar shume kohe e debate te forta deri ne akuza mes keshilltareve dhe administrates se Bashkise se Durresit. Pjesa me e madhe e perfituesve jane persona me aftesi te kufizuar te cilet e kane te pamundur realizimin e sherbimeve sado minimale pa ndihmen e nje kujdestari. Pikerisht kjo kategori ka tre muaj qe jeton ne shtepi te reja pa energji e uje pa drite ne shkalle dhe me mure suva dyer e dritare te demtuara. Elektriku nuk lidh dritat pasi nuk ka rene ne nje mendje me Entin e Banesave. Te gjitha familjet kane paguar detyrimet dhe me mandatin e bankes ne dore kane shkuar sa tek enti edhe tek bashkia e elektriku. Por as te paret e as te dytet nuk jane preokupuar per hallin e tyre. Prej tre muajve 48 familje kalojne naten me qiri kurse ujin e mbushin te aferm te tyre ne cezmat e banoreve te lagjes apo tek ujesjellesi disa kilometra larg shtepive. Kostoja e ketyre hyrjeve eshte percaktuar nga Enti Kombetar i Banesave i cili ka dhene fondet per ndertimin e tyre. Vlera e nje hyrje eshte vendosur te jete 2.3 milione leke dhe kjo shume do te paguhet me keste mujore prej 9 mije lekesh nga familjet derisa te likuidohet shuma totale prej 2.3 milione lekesh. Perfituesit e apartamenteve kane paguar kestet sipas kontrates se lidhur ndersa as bashkia e as elektriku ujesjellesi dhe Enti Banesave nuk jane shqetesuar per te zgjidhur hallin e hershem te banoreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›