Gerdeci akuza dorezon provat shkencore
21/09/2010Prokuroria ka vijuar dje me prezantimin e te gjithave akt-ekspertimeve
Priten deklarimet e Patrik Henrit gjyqi drejt mbylljes
TIRANE- Procesi gjyqesor ne ngarkim te 28 te pandehurve te Gerdecit ka vijuar dje me prezantimin para gjykates te provave shkencore si aktet e keqyrjes se kufomave aktin e vendit te ngjarjes si dhe nje sere materialesh te tjera. Keto prova te servirura nga ana e Prokurorise vijne pas dhjeterave deshmive ne procesin per tragjedine e Gerdecit. Dje Prokuroria ka kerkuar ne seancen e radhes qe te vijohet me shqyrtimin e provave shkencore ku prokurori Altin Dumani i tha trupit gjykues se tashme duhen pare procesverbalet e keqyrjes ne vendngjarje pas shperthimit tragjik qe i mori jeten 26 personave e plagosi rreth 300 te tjere. Lidhur me kete kerkese kreu i trupit gjykues Ridvan Hado tha se keto prova do te fillojne te merren javen e ardhshme dhe do te analizohen nje nga nje. Por avokatet mbrojtes ndonese ishin dakord me Prokurorine thane se ata duhet te njihen me pare me keto prova me ane te procesverbaleve. Palet ne proces u perfshine ne debat ku ne fund te tij gjykata vendosi prezantimin e provave shkencore si dhe nje sere ekspertizash te kryera me urdher te Prokurorise se Pergjithshme. Mesohet se pas perfundimit te prezantimit te ketyre provave procesi gjyqesor ne ngarkim te 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit te vazhdoje me degjimin e deshmise se shtetasit amerikan Patrik Henry i cili do tregoje marreveshjen e bere me kompanine Albademil kushtet teknike qe kishin krijuar ne fabriken e demontimit si dhe nje sere detajesh te tjera qe lidhen me kontratat e SAC dhe Ministrise se Mbrojtjes. Nderkohe pas degjimit te deshmise se Henrit pritet qe radha ti lihet pales mbrojtje e cila do therrase per te deshmuar ne kete proces deshmitaret e saj. Procesi gjyqesor i tragjedise se Gerdecit konsiderohet si nje nga me te medhenjte qe eshte gjykuar nga drejtesia shqiptare pasi ne banken e te akuzuarve jane ulur plot 28 persona nderkohe qe personit te 29 Fatmir Mediut ju pushua akuza nga Gjykata e Larte.