Berisha ironizon marrëveshjen PS-LSI: Firmosën epitafin e Rilindjes mavi
Tiranë- Kryeministri i vendit Sali berisha ka ironizuar marrëveshjen e nënshkruar mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste duke e cilësuar si një epitafi i Rilindjes.
“Ne mbjellim pemë, kurse ata firmosin në Shkodër epitafin e Rilindjes. Ata që ua themeluan partinë, jua rithemeluan përsëri sot”,- është shprehur kryeministri gjatë një aktiviteti në Njësinë Bashkiakae numër 4 në kryeqytet me rastin e Ditës së Tokës.
Ndwrsa nw rrjetin social Facebook, kryeministri sakruan:
“Te dashur miq, sot ne Shkoder majtistet firmosen epitafin e Rilindjes mavi. Per koincidence apo ironi te fatit pikerisht ata qe ua themeluan partine ne nentor te vitit 1941, jua rithemeluan ate ne prill te vitit 2013.
Gazetaret dhe kronikanet e partive te tyre, qe po kerkonin me ngulm ne çdo qoshe, dhome, madje dhe tualet te nderteses hijet e Dushan Mugoshes apo Bllazho Jovanovicit si deshmitare te aktit te rithemelimit, u qetesuan kur mesuan se ne mungese te tyre aktin e rithemelimit te Partise roze mavi e kishin formuluar me kujdesin ateror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha. Ndersa per hymnin e ketij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosoven te Goran Bregovic, te njeriut qe Rama i vari Çelesin e Arte te kryeqytetit te Shqiperise kur ishte kryetar i Bashkise se Tiranes.
Udhe te mbare drejt te shkuares! Ne jemi ndryshimi, Perpara! sb”
I shoqëruar edhe nga kretari i Bashkisë zoti Basha, shefi i qeverisë u shfaq i gëzuar teksa vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kritikoi ish-kryetari e bashkisë, Edi Rama.
Bashkia e Tiranës ka bërë shumë prjekte për rivitalizimin e Tiranës që po ecin me shpejtësi. Ne do vazhdojmë kujdesin për qytetaret, mjedisin, shëndetin e qytetarëve për jetën e tyre. Bashkia ka nderuat këtu një terren sportiv, nuk është një pallat në pajë, por një terren ku do të luajnë të gjithë fëmijët e këtij blloku. Tirana është më e shëndetshme dhe shumë më njerëzore, se Tirana e njeriut që firmosi sot epitafin e rilindjes së tij.- u shpreh kryeministri.