E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina humbet kontrollin, rrëzohet 20 metra në greminë

Një automjet tip Toyota fuoristradë me targa AA 247 FY, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 20 metra poshtë në afërsi të liqenit. Për pasojë, drejtuesi i mjetit Çelik Peqini, 55 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe e mjetit dhe lagështia e rrugës. Për pasojë, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.

Mësohet se viktima punonte si mësues në shkollën e mesme në fshatin Seferaj. Në momentin e aksidentit, 55 vjeçari po kthehej nga puna dhe po shkonte për në qytetin e Belshit.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar për të zbardhjen e plotë të aksidentit.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›