E Diel, 1 Nëntor 2026

Adelina Tahiri do përballet me drejtësinë për akuzat ndaj “DWS”

MAQEDONI – “Adelina Tahiri për komentet dhe spekulimet të cilat i ka dhënë dhe ka deklaruar në publik dhe në media, në lidhje me montimet të cilat mendon se janë bërë në garën e kërcimit, do të duhet të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë’’, kështu ka deklaruar për mediat maqedonase Stojan Vujicic, regjisori i “Dancing with the stars Macedonia” në njw konferencë pwr shtyp, ku me këtë rast ka sqaruar edhe dilemat apo thashethemet të cilat kanë pasur lidhje me garën e kërcimit nën drejtimin e tij.

Vetëm pak ditë pas eliminimit, këngëtarja e njohur Tahiri ka komentuar në media se spektakli i kërcimit është një show-program, i cili është i montuar, ndërsa për këto deklarata, siç duket ajo do të duhet të përballet edhe me organet e Drejtësisë, pasi, para se të bëhet pjesë e garës, ajo ka nënshkruar një kontratë sipas së cilës, personazheve pjesëmarrës në garë nuk u lejohet të ndajnë asnjë lloj informacioni me publikun. Këngëtarja Tahiri ende nuk ka komentuar deklaratat e regjisorit maqedonas në lidhje me paditë që përgatiten ndaj saj.

(er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›