Berisha iu dhuron Grussruck dhe Seferit monedhen simbolike
Kryeministri Berisha u takua me Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfang Grosruck, i angazhuar së fundmi në një projekt për restaurimin e teatrit të Shkodrës. Kryeministri Berisha i dhuroi z, Grussruck në mënyre simbolike, monedhën e prodhuar nga Banka e Shqipërisë për kremtimet e 100 vjetorit te pavarësisë se Shqipërisë. Monedhën e Bankës së Shqipërisë kryeministri ia dhuroi edhe kampionit të Europës në boks Nuri Seferi, të cilit i premtoi mbështetjen e qeverisë për të boksuar në Tiranë për titullin Kampion Bote me pasaportë shqiptare.