E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot nis punimet Parlamenti i ri, seanca e parë do drejtohet nga Dokle

Kuvendi  hap zyrtarisht sot punimet e Legjislaturës së 8-të parlamentare. Punimet e Kuvendit do t’i hapë deputeti i PS, Namik Dokle pasi kryeministri Berisha refuzoi duke argumentuar se nuk mund të drejtojë punimet e një Kuvendi, mazhoranca e të cilit erdhi në pushtet me mashtrime globaliste.

Më pas, do të ngrihet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit të ri.  Ky Komision, pasi shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve. Dhe pas verifikimit të mandateve pritet të bëhet betimi I deputetëve.

Ashtu siç dihet bazuar në  marrëveshjen PS-LSI, kryetar i Kuvendit do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Në Kuvendin e ri,  aleanca e majtë ka 83 deputetë, ndërsa aleanca e djathtë 57 deputetë.  Ndër 140 deputetët e kësaj legjislature, 55 ulen për herë të parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›