Berisha kërkesë Papandreut: Greqia të njohë patentat e emigrantëve shqiptarë

Prespë, 27 nëntor NOA Kryeministri, Sali Berisha është takuar sot me homologun e tij grek Jorgos Papandreu në Prespë ku kanë rënë dakort për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën ekonomike dhe atë të turizmit.
Në këtë takim merrte pjesë dhe kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski.
Berisha i kë kërkuar Papanderut që Greqia të njohë patentat e emigrantëve shqiptarë, ndërsa kryeministri grek i ka premtuar se do të bëjë të gjitha përpjekjet për njohjen e patentave.
Gjithashtu Papanderu i premtuar Berishës mbështetjen e Greqisë në procesin e Shqipërisë për liberalizimin e vizave.
Takimi u zhvillua për tema të përcaktuara më parë si çështjet ndërkufitare si dhe për efektet e ngrohjes globale në territorin që ndajnë tre vendet, kryesisht për mbrojtjen e liqenit të Prespës.
k.k/NOA