E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: 28 Nëntori na gjen me liri të kërcënuar nga Berisha, por aleanca jonë është e madhe

Vlorë, 28 nëntor, NOA Dita e 28 Nëntorit, e cila është dita e Pavarësisë së kombit shqiptar, për fat të keq e gjen vendin tonë një moment dramatik, në atë të kërcënimit serioz të lirisë.

Një deklaratë të tillë e ka bërë nga Vlora, ku ndodhet për të përkujtuar Ditën e Flamurit, kryesocialisti Edi Rama, i cili si përfaqësues i opozitës e njeh 28 Nëntorin vetëm për këtë festë, ndërsa nesër do të përkujtojë ditën e Çlirimit.

28 Nëntori përbën një gur themeli për shtetin shqiptar, tha ai në ceremoninë e veçantë të zhvilluar në Vlorë për ditën e Pavarësisë.

Duke kaluar në politikën aktuale të vendit, ai tha se detyrimi për mbrojtjen e votës mbetet më i madhi dhe se ai nuk do ti mbyllë sytë ndaj parimeve të shenjta të kombit.

Berisha gjendet para faktit të rëndë dhe ai po kapërcen kufijtë, ai është një diktator i regjimit të vjetër, tha Rama.

Duke shtuar më tej se Berisha zbërthen fjalime ogurzeza, porse politika e shpifjeve është e diskretituar në Shqipëri.

Aleanca jonë e madhe është një lëvizje popullore e mbylli ai deklaratën e tij duke përmendur aksionin politik të opozitës në emër të mbrojtjes së votës së lirë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›