E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kerkon firmen e Topit

Kolonel Maksim Malaj propozohet per te drejtuar Shtabin e Pergjithshem te Forcave te Armatosura Shqiptare. Kryeministri Sali Berisha i propozoi dje Presidentit Bamir Topi qe te dekretoje ne kete detyre, kolonelin qe kreu i shtetit vetem nje muaj me pare i dha graden madhore gjeneral brigade. "Ne mbeshtetje te nenit 169 te Kushtetutes, i propozoj Presidentit te Republikes, z. Bamir Topi, emerimin ne detyren e Shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, kolonel Maksim Malaj", i kerkon Kryeministri, kreut te shtetit. Ne kete rast, Berisha ka gjetur nje emer te vleresuar dhe nga ana e Presidentit Topi per postin e Shefit te Shtabit te Pergjithshem, pasi kolonel Maksim Malaj u dekorua me graden madhore "gjeneral brigade" jo me larg se nje muaj me pare nga Presidenti Topi. Per rrjedhoje duket se ky i fundit nuk do te kete probleme aspak ne dhenien e pelqimit per propozimin e bere nga Kryeministri. Malaj pritet te zere vendin e Luan Hoxhes, i shkarkuar muaj me pare nga detyra e Shefit te Shtabit te Pergjithshem per tragjedine e shperthimit te depos te demontimit te armeve ne Gerdec. Malaj, tashme me graden madhore te gjeneralit te brigades ka nje kurikulum te pasur ne fushen e mbrojtjes. I arsimuar ne Akademine Ushtarake "Skenderbej" dhe ate te Shtabit te Pergjithshem, Malaj ka qene shef i Shtabit te Brigades se Reagimit te Shpejte. Pas vitit 2007 e ne vazhdim, ai ka qene ne detyren e komandantit te kesaj Brigade. Eksperienca e tij nder vite vijon me komandant reparti ne Divizionin e Kembesorise, shef dege ne kete repart, si dhe inspektor ne infrastrukturen e Ministrise se Mbrojtjes. Tragjedia e Gerdecit u kushtoi vendin e punes tre ushtarakeve te larte deri me sot. Pervec ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, Presidenti Topi ka shkarkuar nga detyra me pare, po per te njejten ceshtje, dhe dy ushtarake te tjere. Po per tragjedine e Gerdecit, me firmen e Presidentit, u shkarkuan gjeneral major, Shpetim Spahiu dhe gjeneral brigade, Zija Bahja. Te dy ushtaraket e larte u shkarkuan me propozim te ministrit te Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Ata u cilesuan "pergjegjes" per shperthimin qe u mori jeten 26 personave e plagosi qindra te tjere. Rozeta Rapushi

Si u shkarkua Luan Hoxha

Ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, u lirua nga detyra disa muaj me pare me dekret te Presidentit Bamir Topi. Shkarkimi u be pas propozimit te Kryeministrit Sali Berisha per heqjen e tij nga detyra, per shkak te tragjedise se Gerdecit, qe u mori jeten 26 personave dhe plagosi qindra te tjere. Largimi i Hoxhes erdhi menjehere pas akuzave te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ne menyre indirekte dhe direkte, beri me dije se ishin ushtaraket, ata qe kane pergjegjesi per kete ngjarje.

Maksim Malaj

Datelindja: 13.9.1958, Vlore

Grada: Gjeneral brigade

Arsimimi

1978-1982: Akademia Ushtarake "Skenderbej"

1990-1992: Akademia e Shtabit te Pergjithshem

1999-2000: Kualifikim ne Holande per ISOOC

Gjuhet e huaja Anglisht

1989-1990: Komandant reparti ne Divizionin e Kembesorise, Tirane

1992-1993: Shef dege ne Divizionin e Kembesorise, Tirane

1993-1995: Zv.shef Operativ ne Divizionin, Tirane

1995-1996: Shef personeli ne Brigaden e Kembesorise, Shkoze

1996-1997: Inspektor per infrastrukturen ne Ministrine e Mbrojtjes

1997-1999: Inspektor per gatishmerine ne Inspektimin e Pergjithshem

1999-2005: Oficer Shtabi ne Drejtorine e Inspektimit te Pergjithshem

2005-2007: Shef i Shtabit te Brigades se Reagimit te Shpejte

2007 e ne vazhdim Komandant i Brigades se Reagimit te Shpejte


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›