Berisha kërkon komunikim me kryebashkiakun Rama
22/04/2010 Qeveria nuk ka për qëllim ndërprerjen e punimeve për rindërtimin e sheshit
Qeveria nuk do të ndërprerës punimet e nisura për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”, por do të nisë kontaktet me drejtuesit e Bashkisë së Tiranës për të gjetur zgjidhje të gjendjes së vështirë të trafikut në kryeqytet. Kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar dje ministrin e Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, që të nisë komunikimin me kreun e Bashkisë, Edi Rama, për të diskutuar mbi çështjet kryesore që lidhen me punimet në shesh. Shefi i ekzekutivit ka evidentuar momentet që duhet të gjejnë zgjidhje në lidhje me rëndimin e trafikut dhe zgjidhjen e tij, ligjshmërinë e punimeve, si dhe ndërmarrjen e një diskutimi të gjerë për projektin e sheshit. Berisha ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm ndryshimin e situatës vërtet të rëndë në shesh, por ka lëshuar kritika të ashpra ndaj mënyrës se si po punon Bashkia e Tiranës. Meraku më i madh i tij lidhej me bllokimin e qytetit dhe qytetarëve nga trafiku, pasi, sipas tij, qarkullimi në qytet do të zhytet në kaos total. “Ideja se trafiku do të zgjidhet me unazën, sipas asaj që thotë zoti Rama, është absurde. Me një by pass, me dy korsi, nuk bën gjë tjetër, veçse krijon grykën e shishes në trafik, nga e cila nuk dilet dot. Ndërkohë që studimi ka qenë me 5 korsi. Pa diskutim që trafiku zgjidhet me një sistem unazash, por jo me unaza fiktive, përkundrazi, me unaza që ekzistojnë, që duhet t’i ndërtosh”, ka deklaruar Kryeministri. Ai u shpreh se punimet për mbështetjen e trafikut kanë qenë qartësisht shumë më të pakta, sesa punimet që kanë bllokuar trafikun apo kanë krijuar probleme në trafik, duke theksuar se kjo disbalancë e ka bërë trafikun një proces shumë të vështirë për kryeqytetin. Kur ka kaluar rreth një muaj nga nisja e punimeve për rikonstruksionin e sheshit, përplasjet mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale po bëhen gjithnjë e më të forta. Pavarësisht faktit se bien dakord për nevojën e ndërhyrjes në shesh, ato ndahen mbi planin dhe mënyrën se si po punohet për realizimin e tij. Kryeministri Berisha ka bërë me dije se një problem serioz është edhe mundësia e zhvendosjes nga sheshi i monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kreu i Qeverisë ka nënvizuar se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë. Duke iu referuar problemeve ligjore, shefi i ekzekutivit ka rekomanduar ministrin e Punëve Publike që gjatë kontakteve që do të ketë me kryebashkiakun, duhet të diskutohet mbi ligjshmërinë e punimeve për realizimin e projektit. Berisha argumentoi se pavarësisht se nuk ka asnjë tendencë për të bllokuar rindërtimin e sheshit, përcaktimet e Institutit të Trashëgimisë Kulturore janë të detyrueshme për bashkinë, për qeverinë, për KRRTRSH-në. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Berisha ka bërë me dije se gjatë vizitës së fundit në Bruksel, u takua me arkitektët e studios belge, që kanë bërë projektin për sheshin. Sipas tij, edhe ata kanë pohuar se trafiku në Tiranë është tepër problematik. Ndërkohë, kreu i Qeverisë ka bërë me dije se Emiri i Kuvajtit ka vendosur që në formë dhurate të dyfishojë fondin për sheshin “Skënderbej”, për të cilin do të jenë disponibël jo 5 milionë, por 10 milionë euro.