Italia hap dyert për 80 mijë punonjës
22/04/2010 Procedurat që duhet të ndjekin shqiptarët për të fituar një kontratë të përkohshme pune
Ndarja e plotë e kuotave të miratuara sipas rajoneve, aplikimet kryhen online
Çelen procedurat e aplikimit për punësim sezonal në shtetin italian. Duke filluar nga dita e djeshme, të gjithë personat e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar formularët përkatës në internet, për tu bërë pjesë e këtyre kuotave. Dekreti i shpallur dy ditë më parë nga qeveria italiane, i hap udhë procesit për pranimin e rreth 80 mijë punonjësve të huaj me kontrata të përkohshme pune, kryesisht në sektorët e bujqësisë dhe turizmit.
Me këtë dekret, përveç disa mijëra punonjësve jostinorë, do të mund të hyjnë në Itali: “Punonjës stinorë të vendeve që kanë nënshkruar me Italinë marrëveshje bashkëpunimi për çështje të emigracionit, si: Shqipëria, Tunizia, Maroku, Moldavia, Egjipti, si dhe punonjës të varur stinorë jokomunitarë nga Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Kroacia, India, Pakistani, Bangladeshi, Sri Lanka e Ukraina. Pavarësisht nga vendlindja, do të pranohen edhe të huajt jokomunitarë titullarë lejesh qëndrimi për punë të varura stinore në vitet 2007-2009. Hyrja në Itali për motive pune stinore, ashtu si edhe për punë të varur, disiplinohet nga dekreti i flukseve me të cilin qeveria përcakton çdo vit numrin maksimal të të huajve që mund të hyjnë në Itali, e që për këtë vit janë aprovuar në 80 mijë. Dekreti i flukseve për punë stinore përcakton pikërisht numrin e të huajve që mund të hyjnë në Itali për të lidhur një kontratë pune me karakter stinor me një shtetas apo një ndërmarrje. Punë stinore quhet ajo që kryhet për një periudhë të caktuar vjetore, ekskluzivisht në sektorët e bujqësisë dhe të hoteleve dhe restoranteve. Nulla-osta për punë stinore është e vlefshme për minimumi 20 ditë dhe maksimumi 9 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës dhe lëshohet nga Sporteli Unik për kohëzgjatje të barabartë me atë të punës stinore për të cilën kërkohet. Në këtë hark kohor është e mundur të ndërrohet punëdhënës, mjaft që puna të mbetet stinore. Gjithashtu, ky dekret u hap rrugën edhe 4 mijë hyrjeve për punë autonome dhe 2 mijë hyrjeve të punonjësve të varur që kanë ndjekur në atdhe kurse formimi. Katër mijë hyrjet për punë të pavarur janë për “sipërmarrës që zhvillojnë aktivitet me interes për Italinë, profesionistë, ortakë dhe administratorë shoqërish jo kooperativash”, por edhe për “artistë me famë ndërkombëtare dhe kualifikim të lartë profesional të kërkuar nga ente private dhe shtetërore”. Do të pranohen edhe zejtarë, por vetëm nëse vijnë nga “vende jokomunitare që kontribuojnë financiarisht në investimet e bëra nga qytetarët e vet në vendlindje”. Në brendësi të këtyre katër mijë kuotave, deri në 1.500 do të rezervohen për konvertimet e lejeqëndrimeve për studim dhe formim profesional në leje për punë të pavarur. Ndërsa një mijë do të rezervohen për shtetas të Libisë, në këmbim të “Traktatit të miqësisë dhe të bashkëpunimit” të lidhur mes Romës dhe Tripolit. Ka edhe dy mijë kuota për qytetarë të huaj, që “të kenë përfunduar programe shkollimi dhe formimi profesional në vendlindje”. Është fjala për programe të nisura nga shoqata e ente italiane, të miratuara nga Qeveria, që sipas Tekstit Unik mbi Imigracionin u garantojnë atyre që i ndjekin një kanal preferencial për të ardhur në Itali.
Procedura e Aplikimit
Kërkesat e përpiluara do të nisen duke filluar nga ora 8.00 e datës 21 prill 2010. Për punonjësit që zgjedhin të veprojnë më vete, ja etapat kryesore të paraqitjes së kërkesës:
1) Regjistrimi
Punëdhënësi duhet të lidhet me ueb-siten e Ministrisë së Brendshme www.interno.it, të futet në zonën e rezervuar flukseve stinore 2010 dhe të regjistrohet duke dhënë emër, mbiemër, ditëlindje, një adresë poste elektronike (e-mail) dhe një fjalëkalim. Më pas do të marrë në postën e tij një e-mail me udhëzimet për konfirmimin e regjistrimit dhe aktivizimin si përdorues (utente).
2) Krijimi i formularëve
Duke futur e-mail dhe fjalëkalimin, punëdhënësi i regjistruar mund të futet në zonën e rezervuar formularëve dhe të krijojë të posaçmit për kërkesat e punësimit. Për çdo formular duhet të fusë vetëm të dhënat e veta dhe ato të punonjësit stinor që kërkon të sjellë në Itali; përpilimi i mirëfilltë i formularëve do të bëhet në një moment të dytë.
3) Programi SUI
Në këtë pikë është e domosdoshme që punëdhënësi të shkarkojë dhe të instalojë në kompjuterin e tij programin Sportello Unico Immigrazione (SUI). Në faqet internet të Ministrisë së Brendshme do të gjejë lidhjet për të shkarkuar SUI për Windows, Linux apo Os dhe manualin e udhëzimeve.
4) Marrja e formularëve
Punëdhënësi duhet të vërë në funksionim programin SUI, të sigurohet që është i lidhur në internet dhe të shtypë butonin “importa i moduli elettronici nel programma”. Duhet të fusë sërish e-mail dhe fjalëkalimin, e menjëherë formularët e aktivizuar fillimisht në www.interno.it do të shkarkohen në kompjuterin e tij.
5) Përpilimi i kërkesës
Në këtë fazë punëdhënësi nuk duhet të jetë i lidhur në internet. Nga faqja kryesore e programit SUI duhet të shtypë mbi butonin “visualizza domande da compilare” dhe të procedojë me mbushjen e të gjitha fushave të kërkesës (lloji i kontratës, ku do të strehohet punonjësi, karakteristikat e ndërmarrjes etj.) dhe më pas të shpëtojë (salva) kërkesën në pritje të çastit të duhur për ta nisur.
6) Nisja e kërkesës
Punëdhënësi duhet të lidhet në internet dhe të vërë në funksionim programin SUI. Të shtypë mbi butonin “visualizza domande da inviare” dhe të nisë kërkesat e punësimit për punonjësit stinorë. Pikërisht ky veprim i fundit mund të bëhet vetëm duke filluar nga ora 8.00 e 21 prillit 2010.
Procedura për punëdhënësit
Punëdhënësi, italian apo i huaj me qëndrim të rregullt në Itali, ose shoqatat e kategorive të interesuara të punësojnë shtetas jokomunitarë rezidentë jashtë Italisë, mund ti paraqesin një kërkesë për autorizim pune Sportelit Unik për Imigracionin të njërës prej provincave të mëposhtme: ku ka rezidencën punëdhënësi, ku ka selinë ligjore ndërmarrja ose ku do të kryhet puna.
Kërkesat për nulla-osta stinore për vitin 20210 paraqiten (nga ora 8.00 e 21 prillit 2010 deri në orën 31 dhjetorit 2010 vetëm on-line duke u lidhur me faqet internet të Ministrisë së Brendshme (www.interno.it).
Procedura e ndjekur për lëshimin e autorizimeve për punën stinore është e njëjtë me atë të parashikuar për punën e varur, por shumë më e shpejtë në kohë (duhet të lëshohen brenda 20 ditëve në vend të 40 ditëve të parashikuara për punën e varur) dhe e thjeshtuar në verifikimet e brendshme (nuk parashikohet kontrolli i Qendrës për Punësimin për të parë nëse ka në Itali punonjës të tjerë të gatshëm për të njëjtin vend pune).
Pasi merr kërkesën, Sporteli Unik ia përcjell atë Kuesturës (që verifikon mungesën e motiveve penguese për lëshimin e autorizimit) dhe Drejtorisë provinciale të punës (që verifikon kapacitetin ekonomik të punëdhënësit).
Pasi merr përgjigje pozitive nga Kuestura dhe Drejtoria e Punës, Sporteli Unik thërret punëdhënësin për lëshimin e nulla-ostës dhe për nënshkrimin e kontratës së qëndrimit dhe ia përcjell telematikisht nulla-ostën përfaqësisë diplomatike italiane të vendit ku ndodhet punonjësi.
Pasi tërheq nulla-ostën, punëdhënësi duhet tia nisë (në origjinal, jo fotokopje) punonjësit që duhet të paraqitet me pasaportë në përfaqësinë diplomatike italiane për të kërkuar vizën e hyrjes në Itali.
Brenda 8 ditëve nga ardhja në Itali, punonjësi i huaj duhet të shkojë pranë Sportelit Unik për të nënshkruar kontratën e qëndrimit dhe duhet ti nisë kuesturës kompetente, me kompletin postar të formularëve, kërkesën për lejeqëndrim për punë stinore.
Leja e qëndrimit
Me lejen e qëndrimit për punë stinore mund të kryhet vetëm kjo lloj pune, pra nuk mund të kryhet punë e varur jostinore apo e pavarur.
Me të mbaruar periudha e autorizuar për punë stinore, shtetasi i huaj duhet të kthehet në atdhe. Lejeqëndrimi për punë stinore nuk mund të përtërihet, përtej kufijve të përcaktuar me ligj, dhe nuk mund të konvertohet në lejeqëndrim për punë të varur.
E drejta e përparësisë për vitin pasardhës
Punonjësi stinor, nëse ka respektuar kushtin e kthimit në atdhe me përfundimin e kohëzgjatjes së lejeqëndrimit, fiton të drejtën e përparësisë ndaj të gjithë bashkatdhetarëve të tij që nuk kanë hyrë ndonjëherë në Itali për punë stinore, për të rihyrë sërish në vitin pasardhës për punë stinore.
Konvertimi i lejes së qëndrimit
I huaji që hyn në Itali për punë stinore për të dytin vit rresht, mund të konvertojë lejen e qëndrimit për punë stinore me leje qëndrimi për punë të varur jostinore, por vetëm në brendësi të kuotave të parashikuara në dekretin e flukseve.
Kërkesa për konvertimin mund të paraqitet drejtpërdrejt nga punëdhënësi përmes procedurës telematike, vetëm pasi të jetë botuar në Gazetën Zyrtare dekreti i flukseve për punë të varur.