Shkon për të mbyllur bagëtitë, plagoset me armë adoleshentja
22/04/2010 Dërgohet në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë. Nuk dihet autori
BERAT- Një adoleshente nga fshati Vokopolë e komunës Tërpani 46 km në jug të qytetit të Beratit ka ngelur e plagosur rëndë teksa kjo e fundit ka qenë në afërsi të kasolles të bagëtive. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për policinë se në orët e vona të mbrëmjes të 24 orëve më parë është qëlluar me armë zjarri në kasollen e bagëtisë në afërsi të banesës së saj,17-vjeçarja Kondelina Gorani, ndërkohë që pasi është gjendur nga të afërmit e saj është dërguar drejt spitalit rajonal të qarkut të Beratit në repartin e kirurgjisë në gjendje të rëndë për jetën. Burimet policore bëjnë me dije për gazetën se sapo ngjarja tragjike ka ndodhur në familjen Gorani menjëherë drejt fshatit Vokopol janë nisur forca të shumta policie si dhe grupi i ekspertëve mjeko-ligjorë, të cilit për 24 orë rresht po punojnë në mënyrë intensive për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje tragjike për adoleshenten dhe familjen e saj. Burime pranë Repartit të Kirurgjisë në këtë spital bëjnë me dije se rreth orës 01:00 të pas mesnatës është paraqitur pranë këtij reparti 17-vjeçarja K. Gorani me një plagë me armë zjarri të shkaktuar në kofshën e majtë të saj. Mjeku kirurg Eduart Bejko bëri pohoj për median se nga konstatimi i parë i pacientes është mësuar se kjo e fundit kishte marrë një plagë të rëndë në kofshën e majtë, shkaktuar me armë zjarri. Menjëherë i është ofruar ndihma e parë shëndetësore nga bluzat e bardha, por për shkak të gjendjes së rëndë të plagës dhe të rrjedhjes së gjakut për vonesë të rrugës që mund t’i rrezikonte dhe këmbën vajzës, mjekët kirurg vendosën dërgimin e saj drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Sipas mjekut, plagosja e vajzës me armë zjarri, që dyshohet se ka qenë një çifte dhe ishte shkaktuar nga një distancë jo e largët. Organi blu i këtij qyteti ende nuk ka mundur të intensifikojë autorin e kësaj plagosjeje të rëndë. Ekspertët e policisë nga hetimet e para mësuan se vajza banore e fshatit Vokopolë, në komunën Tërpan të rrethit të Beratit ishte gjetur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtisë në orët e para të mbrëmjes së djeshme. Po të njëjtat burime thanë se fillimisht familjarët Gorani mësohet se kanë dëgjuar krismën e një arme dhe më pas kanë gjetur të gjakosur vajzën e tyre.